298 jete ne avionin MH17 do te kishin shpetuar nese...

298 jete ne avionin MH17 do te kishin shpetuar nese...

Pak ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 283 pasagjerë, është zbuluar se pilotët e avionit të Malaysia Airlines MH17 kanë ndjekur rrugën më të lirë dhe drejtimin direkt për të udhëtuar nga Amsterdami në Kuala Lumpur, pavarësisht paralajmërimeve se mund të kishte problem në lindje të Ukrainës.

Nga përllogaritjet del se me një udhëtim me 45 minuta më shumë do të ishte më i sigurt dhe do të kishte një kosto 15 500 dollarë ose 55 dollarë për pasagjer. Kostoja është llogaritë mbi bazën e kostos që ka një orë udhëtim me avionin Boeing 777 (20 666 – 25 000 dollarë në orë). Pas rrëzimit të avionit, udhëtimet në lindjen e Ukrainës janë të ndaluara. Rregullatori i trafikut ajror “Eurocontrol” thotë në një komunikatë se, kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama