Analiza e 300 diteve te Bujqesise Rama Sipermarrje e bazuar ne vlera jo ne lemoshe

Analiza e 300 diteve te Bujqesise, Rama: Sipermarrje e bazuar ne vlera, jo ne lemoshe

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në analizën e 300 ditëve të para të punës së Ministrisë së Bujqësisë, theksoi se qeveria do të nxisë sipërmarrjen bazuar te vlera dhe jo te ideologjia e lëmoshës. Marrëdhënia e shtetit me fshatin nuk bazohet në subvencionet që kanë formën e lëmoshës, por në mbështetje konkrete nga ana e shtetit.

“Bindja jonë është se modeli i marrëdhënieve mes shtetit dhe fshatit në gjithë këto vite, i bazuar te subvencionet në formën e lëmoshave për mbijetesë dhe jo në formën e investimeve për të krijuar zinxhirë vlerash, është një model thjesht dhe vetëm mbijetesë që nuk na çon asgjëkund. Këtu kemi ndryshuar qasje, ne duam të nxisim sipërmarrjen bazuar tek vlera që krijohet dhe krijon vlerë, jo bazuar tek ideologjia e lëmoshës. E rritëm me 70% fondin E mbështetjes për bujqësinë, dhe nga ana tjetër kërkuam që vetë fermerët të angazhoheshin për të aplikuar me projekte ku kriteri bazë i vlerësimit ishte, çfarë do të sjellë kjo gjëja që do bësh më pas dhe çfarë do të gjenerojë më pas, për të arritur që të nxisim prodhimin, punësimin, eksportin dhe duke krijuar shembuj suksesi që të gjenerojnë sukses”, është shprehur kryeministri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama