Artistet kane strukture truri unike

Artistet kane strukture truri unike

Artistët kanë një strukturë truri shumë të ndryshme me jo-artistët, zbuloi një studim i ri. Pjesëmarrësit në skanimet e trurit zbuluan se artistët kanë një materie neutrale më të lartë në zonat e lidhura me lëvizjet motorike dhe imazherinë vizuale.

Kërkimi i publikuar te NeuroImage, sugjeron se talenti i artistit mund të jetë i lindur. Por stërvitja dhe mjedisi ku rritemi luan gjithashtu një rol thelbësor në aftësinë e artistëve, thonë autorët e studimit.

Në shumë fusha të shkencës, natyra ekzakte e marrëdhënies mes natyrës dhe ushqimit mbetet e paqartë.

Rebeka Çambërlein (Rebecca Chamberlain) autore kryesore e studimit tha se ishte e interesuar për të kuptuar se si artistët e shohin botën ndryshe.

“Njerëzit që janë më të aftë në vizatim me të vërtetë duket se kanë struktura më të zhvilluara në rajonet e trurit që kontrollojnë performancën motorike të trupit tonë si dhe atë që ne e quajmë memoria procedurale”, – shpjegon ajo.

Në studimin e tyre të vogël, kërkuesit krahasuan trurin e 21 studentëve të artit me 23 joartistë, duke përdorur metodën e skanimit. Këto skanime zbuluan se grupimi i artistëve ka më shumë materie gri në zonën e trurit të quajtur Prekunes.

“Kjo pjesë është e angazhuar në disa funksione, por potencialisht në gjërat që mund të lidhen me krijueshmërinë, si imazhet vizuale – apo të qenët të aftë për të manipuluar imazhet vizuale në trurin tonë, për t’i kombinuar apo dekonstruktuar ato”, – tha Çambërlein.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama