Atletico i vendosur per Icardin Interi mendon per zevendesimin e tij

Atletico i vendosur per Icardin, Interi mendon per zevendesimin e tij

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka tërhequr interesimin e skuadrës spanjolle të Atletico Madrid. Argjentinasi ka bërë 18 paraqitje këtë sezon me fanellën zikaltër dhe ka shënuar 8 gola. Drejtuesit e Atleticos dhe tranjeri Diego Simeone me sa duket nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga sulmuesi 21 vjeçar, për këtë arsye Atletico po përgatit një ofertë prej 15 milion Euro për të sjell në “Vicente Calderon”, lojtarin zikaltër. Icardi realizoi dy gola në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Sampdorias. Nga ana tjetër Interi duket se do ta marri në konsiderat ofertën që do të vij nga klubi spanjoll dhe drejtuesit e tij po mendojnë për zëvendësimin e lojtarit. Emri më i përmendur është ai i lojtarit të Real Madridit, Alvaro Morata. 21 vjeçari spanjoll ka kohë që është në radarin e skuadrës së Interit dhe në rast se Icardi transferohet në Madrid, Interi do të kërkoj të sjell në Milano, Moratan. Alvaro Morata ka bërë 32 paraqitje më Real Madridin dhe ka shënuar 8 gola.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama