Bebe Rexha bashkautorja e kenges The Monster

Bebe Rexha, bashkautorja e kenges 'The Monster'

Kënga e njohur “The Monster”, interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, është krijim i një shqiptaro-amerikaneje. Ajo quhet Bebe Rexha dhe është vetë një këngëtare e re që po fillon të bëjë emër. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo thotë: 

 

“Unë kam pasur kontratën time të parë me shtëpinë diskografike Island Def Jam kur isha 19 vjeç. Por ata u tërhoqën nga marrëveshja dhe unë isha shumë e trishtuar dhe e stresuar prej kësaj. Një ditë, gjatë asaj kohe, krijova këngën “Monster Under My Bed”, me miqtë e mi në studio dhe ne po punonim mbi një disk për të gjetur një shtëpi diskografike tjetër. Pasi e kishim mbaruar këngën një miku im ia tregoi atë dikujt tek Shady Records, që është shtëpia diskografike e Eminem, dhe kur Eminem e dëgjoi këngën ai vendosi menjëherë se e deshte këngën për vete. Më pas ata morën Rihannën për të kënduar refrenin. Unë e kam dëgjuar këngën për herë të parë në radio. Ishte diçka e pabesueshme”.

 

Rexha thotë se i ati është nga Dibra, në Maqedoni. “Ai erdhi këtu në SHBA në vitet 1980 me nënën time. Prindërit e nënës sime janë nga Gostivari. Ne na pëlqen ta mbajmë kulturën tonë dhe unë jam shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët e mia. Mundohem që të shkoj në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit, pasi familja është shumë e rëndësishme për mua. Shumë shpesh kemi dasma e ngjarje të tilla, kështu që me prindërit e mi i vizitojmë shpesh familjarët atje”, thotë  shqiptaro-amerikaneje.  

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama