Bota nje film per ish te perndjekurit politike ne Shqiperi

'Bota', nje film per ish te perndjekurit politike ne Shqiperi

Iris Elezi për të treguar një javë nga jeta e tre të rinjve gjatë komunizmit ka zgjedhur Adriatikun e Lushnjes. Filmi “Bota” me aktorë Artur Gorishti dhe Flonja Kodheli, të madhen Tinka Kurti, Fioralba Kryemadhi, Guljelm Radoja dhe Alban Ukaj prezantojnë situata të ish të të përndjekurve politikë në Shqipërinë bashkëkohore dhe në mbarë botën, në këtë fshat të vogël midis Fierit dhe Lushnjes.

 

Iris Elezi tregon për mediet më tepër rreth realizimit të këtij filmi, që premierën do ta ketë në Festivalin e Filmit në “Karlovy Vary 40” më 5 korrik. Filmi ka një buxhet financiar prej 720 mijë euro. Është financuar me 176 mijë euro nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë. Nga Ministria e Kulturës Italiane 170 mijë euro.100 mijë euro nga Euroimages. 50 mijë euro Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Kosovës. Ky projekt sipas Sabina Kodrës, më shumë i ka dhënë Shqipërisë sesa i ka marrë.

Askush nuk e ka parë filmin veç ekipit tuaj. Cili është koncepti juaj për këtë?

“Bota” është një fshat i vogël, i izoluar midis Fierit dhe Lushnjes, i banuar nga një komunitet i ish të të përndjekurve politikë. Ndërsa po ndërtohet autostrada fillon dhe ndryshojnë pak jetët e banorëve të fshatit. Pak nga pak, vajza kryesore Juli, fillon dhe bie në dashuri me inxhinierin që po ndërton rrugën. Ndërkohë janë hapur dosjet dhe një komision i ish të të përndjekurve politikë është duke kërkuar trupa, ujërave të kënetës. E vërteta fillon del për të ëmën e Julit, një gënjeshtër që gjyshja i ka treguar gjithë kohës. Me pak fjalë një javë jetë, derisa vjen progresi dhe ne duhet të përballemi me fantazmat tona.

Çfarë të bindi që këtë subjekt ta trajtoje si skenarin e filmit tënd të parë me metrazh të gjatë?

Nuk mendoj se ka ndonjë qytetar në Tiranën tonë bashkëkohore, që nuk e vret mendjen se përse gjërat janë ashtu siç janë. Për mua, “Bota” është një lloj reflektimi për virtytet e gjysheve që nuk ua kaluan mbesave. E ndiej se sa më shumë gjyshërit tanë ndërrojnë jetë, aq më larg u shkojnë zanave. Mendoj se ka një urtësi në popullin tonë që nuk e gjej ende, dhe që do të doja ta sillja me anë të kinemasë.

Mesazhi që përçon, a vendoset në kohën e sotme? A kemi dhe sot të këtillë të përndjekur?

Ne jemi të gjithë të këtillë sot. Përsa kohë unë nuk mendoj se nuk shikojmë veten në pasqyrë që të kuptojmë se nga vjen qejfi, nga na vjen lëndimi, nuk ka shanse që ne të vazhdojmë përpara, për në europën që ne duam. Kështu që të gjithë jemi të përndjekur, kjo është ndoshta më kryesorja që mund të provojmë në këtë film, por këtë duhet ta thotë publiku.

Mendoni se një fabul e tillë është ajo që të tjerët kërkojnë nga ne?

Unë i kam shkuar komplet ndryshe këtij diskutimi. Duke qenë lektore e Analizës së Filmit, jam shumë e vetëdijshme se përse publiku shqiptar nuk shkon më në kinema, dhe nuk e mbështet më filmin. Gjithë kohës kemi punuar duke e ditur e shpresuar, që shikuesi shqiptar nëpërmjet këtij filmi të shikojë vetveten. Unë, u bë vite që nuk shikoj dhe nuk gjej dikë si Irisi në ekran, kjo është një gjë, dhe e dyta ky projekt nuk do të ndodhte nëse nuk do të punonim gjithë kohës në formë paralele, brendapërbrenda Shqipërisë, edhe jashtë Shqipërisë. Kjo ishte në formën sesi u financua dhe kjo do jetë edhe në formën sesi do të vlerësohet. Më e rëndësishmja për mua është që filmi të komunikojë me publikun. Kjo nuk ka më të bëjë nëse është një audiencë lokale apo ndërkombëtare. Nëse unë, Thomas Logoreci dhe ekipi i filmit “Bota”, ia kemi dalë, është se kemi bërë një histori të vogël që është jona, por që është kaq e madhe sa u përket të gjithëve.

Subjekti

Shqipëria në ditët e sotme. Juli, Beni dhe Nora jetojnë në një fshat të izoluar ku familje të tëra janë internuar gjatë komunizmit. Në skajet e tij gjendet një kënetë dhe pranë saj, kafeneja magjepsëse “Bota” që drejtohet nga Beni, në të 40-at. Megjithatë shpirti i vërtetë i saj është Juli, në fund të 20- ve, kamariere dhe kushurirë e Benit. Juli ëndërron të largohet për të ndjekur rrugën e artit, por qëndron për t'u kujdesur për gjyshen, Nojën, të vetmen familje që i ka mbetur. Beni ka një marrëdhënie jashtëmartesore me Norën energjike e plot gjallëri, në mes të 20-ve. E mrekullueshmja Nora nuk ka as familje e as shtëpi. Çdo gjë në jetën e saj varet nga vëmendja dhe dashuria e Julit dhe Benit. Situata fillon të ndryshojë kur ndërtimi i autostradës nis t'i afrohet kafenesë. Juli fillon të ndjej për Milin, një inxhinier të ri, i cili punon së bashku me sipërmarrësin Italian, Filipon... 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama