Cani Ekonomia po fillon te permiresohet

Cani: Ekonomia po fillon te permiresohet

Intervista e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani tek “Zëri i Amerikës”

Pyetje: Zoti Cani dje kompania Standard& Poor’s rriti vlerësimin për ekonominë shqiptare në pjesën më të madhe për shkak të marrëveshjes që ju arritët me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Çdo të thotë ky vlerësim për ekonominë shqiptare ky vlerësim, çfarë efektesh direkt jep ai,  në një kohë që vendi nuk është shumë i angazhuar në tregjet ndërkombëtare?

Ministri Cani: Vlerësimi së pari nuk është vetëm për lidhjen e marrëveshjes me FMN , por është edhe për angazhimet e qeverisë dhe për punën e bërë nga qeveria deri më tani, kështu që të marra të dyja së bashku është një vlerësim në fakt, për qeverinë shqiptare, për punën e bërë deri tani për arritjet që ka qeveria dhe për angazhimet për të ardhmen.

Kuptohet që  kjo është një hap drejt asaj që ne si qeveri jemi të vendosur për të realizuar një sërë reformash strukturore dhe kuptohet që kemi një sërë objektivash për të arritur të cilat edhe nga bisedat e deritanishme me FMN dhe Bankën Botërore, duket që jemi në rrugë të mbarë.

Ju përmendët se si do dalim në treg ndërkombëtar dhe a do kemi përfitime apo jo. Kuptohet ne vitin tjetër do dalim në tregjet ndërkombëtare  realisht, pasi eurobondi maturohet vitin tjetër dhe kuptohet që nuk mund që të hysh në tregun ndërkombëtare pa u parapërgatitur, kështu që kjo që është deklaruar deri tani nga Standard& Poor’s është një konfirmim që ne po ecim drejt rrugës së përmirësimit të treguesve lidhur me daljen në tregun ndërkombëtar, për arsyen se që të dalësh në tregun ndërkombëtar duhet të kesh disa drejtime që ti përmirësosh.

Kështu që hapi i parë është hedhur, natyrisht na mbetet punë për të bërë. Por njëkohësisht unë do e merrja edhe për tregun e brendshëm.

Edhe tregu i brendshëm shqiptar ka nevojë për të marrë një vlerësim nga ndërkombëtarët, jashtë asaj që jemi mësuar të debatojmë pozitë-opozitë, por nga një institucion i pavarur, veç Bankës Botërore dhe FMN-së, siç është dhe Standard & Poor’s jep për ekonominë shqiptare.

 

Pyetje:Marrëveshja juaj me FMN synon në pjesën më të madhe arritjen e stabilitetit makro-ekonomik të financave të vendit,  sa rrezikohen  këto përpjekje të minohen nga situata e energjetikës, ndërkohë që ka thatësira dhe borxhet në këtë sektor janë mjaft të madha?

 

Përgjigja: Është e njohur, tani në fakt për shqiptarët nuk është se nuk janë mësuar me gjendjen e sistemit energjetik, qoftë nga realiteti, qoftë dhe nga ajo që ne si qeveri kemi parashtruar për publikun shqiptar. Natyrisht që  janë një sërë masash, është një reformë që unë do e quaja të thellë dhe tërësore që ne si qeveri që në fillim kemi premtuar. Natyrisht kësaj reforme të thellë dhe tërësore, iu shtua dhe një faktor  tjetër  që është thatësira. Është një fjalë goje thatësira, por e përkthyer në terma reale është 35% më pak ujëra, më pak shira, që do të thotë nga 100-200 milionë euro që do të kërkohen shtesë buxhetit, dhe një nga arsyet e ardhjes në Uashington është edhe kjo, pjesë e paketës. Kuptohet që kjo çështja e thatësirës dhe importit të energjisë nuk është për herë të parë, është prej vitesh, ndaj nuk do të donim që Shqipëria të mos bëj gjë tjetër veçse të përsërisë ciklin e importeve nga thatësira dhe me sytë nga qielli po bie shi apo jo shi. Kështu që ne që në fillim vendosëm për reforma tërësore dhe bashkë me Bankën Botërore ne kemi gjykuar që të paktën do të financohet nga Banka Botërore, të paktën një shumë jo më e vogël se 150 milionë usd që do të shkojë për investime në industrinë e energjetikës.

 

Pyetje: Ju keni folur shpesh për këtë kredinë që prisni nga Banka botërore. Do të jetë kjo vetëm e fokusuar vetëm për sektorin e energjisë apo dhe për projekte të tjera.

 

Ministri Cani: Banka Botërore ka një sërë sektorësh që do të prek me kredinë e vet, ose e thënë ndryshe sepse nuk është vetëm kredia, huaja që ne jemi mësuar të përmendim,sepse mendja është tek paraja, dhe unë si ministër Financash aty e kam mendjen që të mbulojë nevojat e buxhetit) Por nuk është vetëm kjo. Në fakt  me Bankën Botërore dhe FMN është një reformë tërësore , e gjithë kjo që nuk do të bëhet vetëm për sektorin e energjinë, por është edhe për pensionet, reformë për rritjen ekonomike dhe për konkurrueshmërinë, është një reformë për sektorin financiar. Pra të marra së bashku këto japi japin diku, sivjet gjykohet që Banka Botërorë të japë, rreth 350-0370 milionë usd.

 

Pyetje: Sa shpejt pritet të lëvrohen?

 

Ministri Cani: Diku nga fundi i majit bëhet mbledhja e bordit të Bankës Botërore, i cili do të vendosë për dhënien e huasë. Nga bisedimet që kemi bërë deri tani Shqipëria i ka përmbushur të gjithë parakushtet, kështu që ne gjykojmë se në fund të majit do të vendoset për miratimin dhe pastaj i mbetet parlamentit shqiptar për ta miratuar dhe kuptohet fundi i qershorit diku fillimi i korrikut këto para do të disbursohen për ekonominë shqiptare.

 

Pyetje: Z.Cani a jeni i shqetësuar për rritjen ekonomike të vendit. Kam parasysh që rritja ekonomike e vitit të kaluar ishte 0.44 më pak sesa vetë parashikim juaj. Tani thoni se rritja për këtë vit do të jetë 2%. A është kjo shifër ekzakte.?

 

Ministri Cani: Shifra e deritanishme është ekzakte dhe është jashtë nesh, për arsye se është INSTAT që e parashikon dhe ne jemi mësuar që në një farë kuptimi ta respektojmë, kuptohet që shifra përfundimtare do kohën e vet për të dal, por kjo është shifra parapake, por ciladoqoftë ne nuk është se presim ndonjë shifër, të paktën në përmirësimin nuk duket që do të ketë. E ulët është.

Natyrisht që ne e dinim që herët sepse po të shikosh programin që ne kemi hartuar si qeveri, por dhe pastaj bashkërenduar me FMN dhe me Bankën Botërore, dy kanë qenë dy drejtimet kryesore: Konsolidimi fiskal dhe  rritja ekonomike

Ne që në fillim kemi deklaruar se në marrëveshjet që kemi realizuar me të dy këto institucione ndërkombëtare, por dhe njëherë bazuar në programin e qeverisë shqiptare sepse baza e gjithë marrëveshjeve që kemi realizuar me FMN dhe Bankën Botërore, s’është gjë tjetër veçse një mbështetje me para por dhe me ndihmë teknike e asaj që do të thosha se është 1/3 e programit të qeverisë, për reforma strukturore, etj në disa drejtime.

Duke thënë kështu në tërësinë e vet unë mendoj se në tërësinë e vet të gjitha këto reforma do të sjellin as më shumë as më pak  por një nxitje për ekonomisë për rritjen ekonomike dhe një ekonomi sa më të qëndrueshme dhe rritje nga viti në vit dhe tempi i rritjes.

Kuptohet kur them kështu janë disa drejtime, nuk është vetëm një drejtim. Nëse më duhet të përmend veç pensioneve dhe reformës në energjetik, për veprim më të shpejtë në drejtim të rritjes ekonomike ne kemi gjykuar dy faktorë. Së pari: përshpejtimi i investimeve në ekonomi dhe së dyti

pagesa e borxheve të panjohur ose rears. Të dyja këto do të shtojnë likujditetin, do të përmirësojnë gjendjen e biznesit privat për arsyen se investimet publike nuk i bën punonjësi shtetëror, por i bën një firme e caktuar, një biznes privat, i cili duke marrë dhe likuiditetin nga pagesat e vonuara ose nga borxhi i vonuar, natyrisht që do i përmirësohet likuiditeti, do i përmirësohet gjendja ekonomike dhe financiare e tij dhe do kuptohet që ose do të gjejë si rrugë që këto para ti investojë ose do të gjejë si rrugë të shlyejë kreditë e pashlyera, pasi niveli i kredive është 24% dhe nëqoftëse do të përmirësohet gjendja natyrisht do ta ketë më të lehtë për të marrë kredi, por edhe vetë banka duke iu ulur kreditë e parregullta ose të këqija siç u themi, do të kenë më shumë hapësirë dhe më shumë dëshirë për të dhënë kredi. Dihet që kreditimi, investimi, natyrisht që shkon në rritjen ekonomike, por dhe për publikun shkon për më shumë punë, shtohet punësimi. Ndaj kjo ishte një nga drejtimet kryesore.

E përmenda FMN dhe Bankën Botërore në këtë parashtesë, për arsye se me ta kemi rënë dakord për fleksibilitet që do të thotë se ne kemi rënë dakord për disa tregues, se sa do të shkoj borxhi publik në Shqipëri gjatë vitit 2014, 2015,2016,2017,2018, deri në 2019 dhe kuptohet se sa do të gjykojmë se do të shkojë dhe rritja ekonomike.  Në rast se do të shikojmë se rritja ekonomike nuk po shkon aty ku ne gjykojmë, kuptohet që do të shlyejmë më pak nga borxhi, do çojmë më shumë para drejt investimeve dhe drejt shtimit të buxhetit për të harruar disa para për investime. Nëse ekonomia ec më mirë nga sa parashikojmë, kuptohet që një pjesë e parave do të shkojnë për të shlyer borxhin. Kjo quhet ajo fjala e famshme fleksibilitet që nga një herë harrohet për tu shpjeguar deri në fund për arsye se ka të bëjë shumë me atë që ne lejohemi për herë të parë të mos jemi të ngurtë. Kuptohet që nuk është vetëm dëshira e mirë e FMN-së dhe Bankës Botërore ndaj qeverisë shqiptare dhe punën e saj, por që dhe kriza botërore që dha një leksion për të dy këto institucione.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama