Deschamps Franca nuk mund ta fitoje Kupen e Botes

Deschamps: Franca nuk mund ta fitoje Kupen e Botes

Tranjeri i Kombëtares franceze, Didier Deschamps ka deklaruar se Franca nuk bënë pjesë në grupin a tyre skuadrave të cilat janë pretendente për të fituar Kupën e Botës, në Brasil2014. “Janë 6 ose 7 skuadra të cilat do të kenë si objektiv për të fituar kompeticionin, por Franca nuk është një ndër to. Objektivi ynë i parë të fitojmë ndeshjen hapëse kundër Hondurasit më 15 Qershor. Ne nuk jemi në elitën e skuadrave europiane ose botërore”. “Unë jam realist dhe mundohet qëndrojë më këmbë në tokë”, ka deklaruar Deschamps për RMC. Më pas 45 vjeçari nuk pranoi të konsiderohet si Jose Mourinho i Francës. “Jo jo, nuk jam Mourinho francez”, ka thënë duke qeshur Deschamps. Kupa e Botës, Brasil 2014 do të zhvillohet përgjatë 12 Qershorit deri më 13 Korrik dhe Franca ndodhet në grupin E, së bashku më Zvicrën, Ekuadorin dhe Hundurasin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama