Dota2 loja qe jep 10 mln $ per me te miret

Dota2, loja qe jep 10 mln $ per me te miret

Disa të pasionuar pas lojtarëve në internet po garojnë për fitimin e një shume prej 10.9 milionë dollarë, që është dhe çmimi më i madh në botë në këtë fushë. Lojtarët më të mirë të lojës së quajtur Dota2, krijuar nga Valve, do të ndajnë mes tyre këtë shumë të konsiderueshme. Në garë për fitimin e parë janë ekipet kineze NewBee dhe Vici Gaming.

Ekipi fitues, që përbëhet nga pesë lojtarë do të marrë 5 milionë dollarë, ndërsa ekipi që do të zërë vendin e dytë do të fitojë 1.4 milionë dollarë. Kurse pjesa tjetër prej 4.5 milionë dollarë do të ndahet mes 19 ekipeve që kanë marrë pjesë në garën që nisi më 18 korrik në Seattle, SHBA. Çmimi i vendosur nga krijuesi i lojës ishte 1.6 milionë dollarë, kurse pjesa tjetër u rrit nga njerëz që luajnë rregullisht këtë lojë. Dota2 është një lojë lufte që luhet nga shumë persona njëkohësisht.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama