Fluks turistesh ne Valbone

Fluks turistesh ne Valbone

Lugina e Valbonës, një nga bukuritë e rralla natyrore  të vendit tonë, vazhdon të tërheq ç’do ditë e më shumë turistë vendas e të huaj. Fundjavat janë dhe piku më i lart i këtij fluksi. Kjo verë ka pasur një numër më të  madh të vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar.

“Gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielën, numri i turistëve të huaj të pranishëm në Valbonë arrin në mbi 1500 veta.

Ndërsa ditët e zakonshme  numri i turistëve  shkon  deri 500-600 veta, konstaton kryetari i komunës së Margegajt, Rexhë Bibera. Shërbimi cilësor dhe përvoja e fituar në vite për të menaxhuar resurset natyrore të kësaj zone po  japin frytet e punës së mirë.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar ne janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri - perëndim të qytetit Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombetar te Thethit dhe zonën natyrore strikt te mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.

Ka maje te larta e te thepisura dhe për çdo stine ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamike te jashtëzakonshme imazhesh ne kushtet e një lugine plot të papritura e me shume labirinte. Ka vlera te larta shkencore,turistike,shoqërore rekreative,te cilat pasurohen me një biodiversitet me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama