Gjyqi i Dajtit avokati Eshte marre me dhune dhe i kane bere injeksione

Gjyqi i Dajtit, avokati: Eshte marre me dhune dhe i kane bere injeksione

Në seancën gjyqësore të radhës për Dritan Dajtin, avokati i këtij të fundit ka akuzuar prokurorinë se klienti i tij po merret me forcë nga qelia për t’u dërguar në sallën e gjyqit. Sokol Koçiu në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë së Mbrojtjes së të Burgosurve gjithashtu ka thënë se ka informacione se Dajtit i janë bërë injeksione qetësuese.

Pas 275 seancave, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me 1 milion lekë gjobë.

Por, gjykata ende nuk e ka marrë një vendim.

Në total Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 burgime të përjetshme për Dajtin për çdo polic që ai ka vrarë, konkretisht për vrasjen në rrethana cilësuese të 4 punonjësve të policisë: Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari si dhe Kastritot Feskaj.

Ngjarja për të cilën akuzohet Dajti ka ndodhur në gusht të vitit 2009, ku Policia e Shtetit dhe Njësia Speciale Gos, kishin organizuar një operacion për kapjen e Dajtit, por fatkeqësisht operacioni përfundoi me vdekjen e 5 personave, ku në mesin e tyre ishin dhe 4 policë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama