Guinness Cup Liverpul mund me penallti Manchester City-n

'Guinness Cup', Liverpul mund me penallti Manchester City-n

Liverpuli ka mundur me penallti Manchester City-n në ndeshjen e dytë të grupit “B”, të vlefshme për “Guinnes Cup”, turne miqësor që po zhvillohet në SHBA. 90-minutëshi përfundoi me rezultatin 2-2, ndërsa djemtë e Rodgers arritën që me 11 metërsha të mundin kampionët e Premier Leagues me rezultatin 3-1. Ndeshja e zhvilluar në “Yankee Stadium” të New York-ut dhuroi mjaft emocione dhe katër gola. Pas shumë rasteve në pjesën e parë rezultati u zhbllokua në të 53-ën nga Stefan Jovetic, por 6 minuta më pas barazoi Henderson. Kampionët e Premier Ligës rigjetën epërsinë në të 67-ën po me sulmuesin malazez, ndërsa Sterling i çoi shifrat në 2-2, 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në fund të dyja ekipet iu drejtuan goditjeve nga pika e bardhë, ku Livepul arriti të triumfojë me rezultatin 3-1.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama