I burgosuri jep provimin e Doktoratures me Skype

I burgosuri jep provimin e Doktoratures me Skype

Teknologjia elektronike, me anë të një lidhjeje të drejtpërdrejtë në Skype, bëri të mundur testimin online të një të burgosuri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, bëri të ditur përmes një njoftimi se, një provim i llojit të tillë, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, rezultoi me sukses.  Kjo risi në sistemin penitenciar u mundësua nga një bashkëpunim i DPB-së dhe Konsullatës Italiane në Tiranë. Drejtoria e Paraburgimit mori masat e nevojshme për ta zhvilluar provimin në një zyrë të veçantë, të pajisur me kompjuter me kamera dhe mikrofon, në kushtet e sigurisë dhe mbarëvajtjes normale të procesit.

Provimi online u dha nga shtetasi Alban Bardhi, i paraburgosur në IEVP “Mine Peza”, i akuzuar për veprat penale “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni”.  Bardhi dha provim për mbrojtjen e Doktoraturës për profilin e studimeve në degën e Histori-Gjeografisë. Komisioni i vlerësimit të provimit përbëhej nga pedagogë të Universitetit të Romës. I paraburgosuri u vlerësua me shkallën maksimale të 110 pikëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama