Igli Tare kercenohet nga tifozet e Lacios

Igli Tare kercenohet nga tifozet e Lacios

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare, aktualisht drejtor teknik i ekipit italian të Lacios,  është kërcënuar me jetë nga tifozët bardhekaltër pas humbjes së betejës për blerjen e futbollistit të Kaljarit, Davide Astori.

Tare ka deklaruar se kërcënimet kanë arritur deri aty sa që atij i është dashur të ndryshojë numrin e telefonit. Në një deklaratë për mediet ai u shpreh shumë i revoltuar, dhe deklaroi se përveç tij është kërcënuar edhe bashkëshortja e tij:

“Kam shumë probleme dhe më shumë më vjen keq për ato që i thuhen familjes time. Jam i detyruar të ndryshoj sërish numër. Është e pabesueshme se si në një vend si Italia, privatësia nuk mbrohet”, deklaroi ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama