Juve fiton ne Udine titulli me afer

Juve fiton ne Udine, titulli me afer

Juventusi ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera në Udine me rezultatin 0-2, duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion. Të besuarit e Conte-s e kanë vendosur ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar me Giovinco dhe me Llorente-n, përkatësisht në minutën e 16-të dhe 26-të. Më pas bardhezinjtë kanë arritur të menaxhojnë më së miri këtë rezultat deri në fund të ndeshje, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim këtë fitore. Pesë javë para fundit të Seria A Juventusi gjendet 8 pikë para Romës së vendit të dytë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama