Kandidatet per trajner te Barcelones

Kandidatet per trajner te Barcelones

Pas humbjes në finalen e Copa del Rey nga Real Madrid, tanimë konsiderohet si i sigurt largimi i Gerardo Martinos nga posti i trajnerit të Barcelonës, pas përfundimit të këtij sezoni. Sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, drejtori sportiv Andoni Zubizarreta ka filluar të konsiderojë disa emra që kanë depërtuar si kandidatët kryesorë për pasardhës të strategut argjentinas.

 

Në mesin e më të përmendurve për trajner të ri të Barcelonës janë, strategu i Athletic Bilbaos Ernesto Valverde, ai i Ajaxit Frank de Boer, ish mesfushori i Barcelonës Luis Enrique, i cili drejton Celta Vigon dhe timonieri i Rayo Vallecanos Paco Jemez.

 

Barcelona u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, humbi finalen e Copa del Rey kurse aktualisht është në pozitën e tretë në La Ligë me shumë telashe për të mbrojtur titullin e kampionit.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama