Kisha Ortodokse nuk mund te perdoret per te justifikuar ideologjite e epokave

Kisha Ortodokse nuk mund te perdoret per te justifikuar ideologjite e epokave

Kunderpergjigje z. Pellumb Xhufi

 

Sa here qe te krishteret ortodokse pergatiten te kremtojne ngjarje te shenjta te besimit te tyre, persona te ndryshem guxojne te helmojne mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kishes Ortodokse, nepermjet shkrimeve ne median e shkruar dhe elektronike. Qendrimet e tyre ndaj KOASH, shpeshhere jane shoqeruar, jo vetem me njohuri te cunguara dhe me pasaktesi, por edhe me shtremberime te se vertetes, paragjykime, denigrime, fyerje etj. Nepermjet qendrimeve te tyre, ata kane shprehur vrerin dhe ligesine e tyre, duke fyer rende Komunitetin Ortodoks, kreun, kleriket e ketij komuniteti si dhe te gjithe besimtaret qe kontribuojne ne rimekembjen dhe fuqizimin shpirteror e institucional te Kishes. Rasti me i fundit ishte intervista e z. Pellumb Xhufi, nje person, i cili eshte i dalluar per frymen e tij antiortodokse. Ai shpeshhere perserit vetveten, a thua nuk ka me se te merret tjeter, duke kerkuar te marre persiper te beje “specialistin” edhe ne çeshtjet e teologjise ortodokse. Por historia e zhvillimit te Kishes Ortodokse nuk eshte nje kronologji mortore si ato qe z. Xhufi ligjeron mbi varrin e ndonje diktatori.

Ne intervisten e tij “rreket” te na sqaroje historine e zhvillimit te  KOASH-it ne keto 24 vjet te ringritjes se saj, pa ofruar asnje argument mbi fakte te dokumentuara siç e kerkon shkenca e historise. Intervista e tij nuk paraqet koherence dhe as i pergjigjet realitetit te kohes se sotme. Shkrime te tilla i pershtaten vetem kohes se regjimit dhe ky eshte nje trishtim i madh.

Ai mohon ekzistencen e ligjit qe rregullon marredheniet midis shtetit dhe komuniteteve fetare. I kujtojme se sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise (viti 1998), bazuar ne nenet 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1, shteti dhe komunitetet fetare kane nje marreveshje reciproke qe garantojne lirine dhe te drejtat. Kjo marreveshje u miratua dhe eshte ratifikuar nga Parlamenti kur z. Xhufi ishte deputet (2005-2009, ligji nr.10057, shih Fletorja zyrtare, dt. 4 Shkurt 2009, fq.138-147). Nder te tjera, marreveshja thote: “Shteti respekton KOASH-in dhe njeh si perfaqesues te saj personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjte i kesaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e saj nga çdo person apo grup qe pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulen e saj” (Neni 5 pika 1). Gjithashtu “Shteti respekton pavaresine e KOASH-it per t’u organizuar, ushtruar veprimtarite, per te administruar pasurite qe zoteron ne baze te parimeve, rregullave, traditave, kanoneve e statutit te saj” (Neni 10 pika 2) (Shih  Fletorja Zyrtare e Rep. se Shqip. Nr.7, 4 shkurt 2009, fq.138). A eshte kjo nje padituri e tij, apo kerkon te mashtroje opinionin publik?

Sipas z. Xhufi, Sinodi i KOASH-it nuk duhet te reagonte ndaj z. F.Klosi, i cili vendoste nje paralele midis nje institucioni siç eshte Kisha Ortodokse dhe nje grupi te caktuar. Kushdo qe kupton pergjegjesine qytetare ndaj vendit dhe vlerave te bashkejeteses, duhej te denonte deklarata te tilla qe cenojne kete bashkejetese. Por, per z. Xhufi, ashtu si dhe per z. Klosi, ky grup ne krahasim me Kishen Orthodokse nuk perben rrezik per Shqiperine. Sipas tyre, Evropa dhe bota shqetesohen me kot per kete grup.

Por, si mund te besh krahasime midis Kishes Ortodokse ne Shqiperi dhe nje grupi te denuar edhe nga vete Komuniteti perkates? Nderkohe qe raportet nderfetare dhe institucionale midis komuniteteve fetare jane te shkelqyera. Te krahasosh nje komunitet te tere me nje grup dhe madje jashte atij komuniteti, eshte e padrejte si nga ana shkencore, por dhe nga ana shoqerore dhe krijon premisa per nje perçarje ne kohezionin shoqeror dhe ekspozon rrezikun e bashkejeteses fetare dhe shoqerore. Kjo forme e te menduarit dhe te shprehurit e z. Klosi, e paarsyetuar dhe qe mbeshtetet nga z. Xhufi, eshte nje propagande e tipit te sistemit komunist. Kerkon me patjeter te perzieje Kishen me aktivitete politike te brendshme apo te jashtme. Perpiqet te perzieje problematika te ndryshme te shoqerise sone me fqinjet, duke aluduar per Kishen Ortodokse si pjese “e inskenimeve” te tensionimit dhe perçarjes. Aluzione sipas fantazise se tyre “provokojne rende”, duke perdorur nje gjuhe tipike sektare per shpallje armiqesore te Ortodoksise ne Shqiperi si rrezikun me te madh sot, ashtu si eterit e tyre dje. Madje edhe pse eshte sqaruar qartazi pozicioni i Kishes, perseri tentativat per etiketime, akuza dhe madje kriminalizim te komunitetit ortodoks nuk mungojne. Por, per te gjitha keto na lindin disa pyetje. Kur Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise ka nxitur njerez, familje, gra dhe femije te largohen nga ky vend per ndonje “lufte te shenjte”? Kur Kisha Ortodokse ka nxitur apo rekrutuar persona, familje etj, neper vise lufterash ne zona te nxehta te konflikteve? Gjithashtu, te perzieni KOASH-in me doktrina politike qe nuk kane asgje te perbashket me te, eshte nje mendim sa emocional, po aq dhe i pakultivuar, konfuz e çorodites. Per te ngritur vlerat e neootomanizmit dhe kjo eshte e drejta e tij, por ta justifikosh ate duke hedhur balte mbi Kishen Ortodokse eshte sa e padrejte, po aq dhe keqdashese dhe me pasoja te renda jo vetem per Kishen.

Mosreagimi i KOASH-it do te vinte ne dyshim integritetin perballe besimtareve, por edhe perballe gjithe qytetareve, duke krijuar insinuata per veprime qe bien ndesh me vete thelbin e saj dhe me vlerat e tolerances.

Z. Xhufi perserit vetveten duke mohuar legjitimitetin e Kryepeshkopit te saj, duke na folur per shkelje te kanoneve dhe te statuteve, por pa na permendur asnje kanon si dhe statute konkrete. Kjo nuk eshte tjeter veçse nje spekulim kur nuk referon argumente te bazuara. A tregon kjo perputhshmeri me shkencen e historise?

Duam te sqarojme opinionin publik se rifitimi i lirise fetare e gjeti Komunitetin Ortodoks pa nje peshkop dhe ne kete menyre e kishte te pamundur ringritjen e strukturave dhe perfaqesimin ne menyre kanonike e te barabarte me kishat e tjera simotra. Kjo situate e krijuar kerkonte qe te gjendej zgjidhje, e cila te ruante parimet kishtare, kanonet e saj, te cilat perbejne kushtetuten e pakontestueshme per te gjitha Kishat Orthodokse. Parimi themelor i Kishes Orthodokse eshte se: “Nuk ekziston kishe pa episkop” (Shen Ignati, shek.I-II, Shen Qipriani, shek.III, “De ecclesiae unitate” percakton unitetin e kishes ne personin e episkopit, “ku eshte episkopi, atje dhe Kisha”etj). Kleriket e mbetur nga persekutimi i eger ateist dhe laiket e devotshem me njohuri kishtare, duke kuptuar situaten e krijuar nga mungesa e nje peshkopi, por edhe mungeses se nje kandidati per te marre persiper ringritjen e Kishes sipas kanoneve kishtare dhe sipas tradites ortodokse, iu drejtuan Patriarkanes Ekumenike. Kjo kerkese vinte jo vetem si pasoje e mungeses se kandidateve per peshkop, por edhe nga pamundesia per dorezimin e nje peshkopi, pasi sipas kanoneve te kishes, “dorezimi i nje episkopi duhet te behet te pakten me pjesemarrjen e dy episkopeve kanonike” (Kanoni I i Apostujve). Patriarkana Ekumenike me respekt dhe ndjeshmeri te veçante per realitetin ne Shqiperi ofroi zgjidhje konkrete. Me 24 Qershor 1992, Sinodi i Patriarkanes Ekumenike me unanimitet zgjodhi Fortlumturine e tij, Anastasin, vendim me Nr. Prot. 938. Zgjedhja e tij ne unanimitet plotesoi kushtin e kanoneve te shenjta (Kanoni IV i Sinodit I Ekumeni, Kanoni III i Sinodit te VII Ekumenik) per ekzistencen e nje kishe.

Padyshim qe ortodokset ne Shqiperi do te kishin dashur nje qytetar te saj. Por edhe pas perpjekjeve per te gjetur nga diaspora shqiptare ndonje kandidat te mundshem (kujtojme se sipas kanoneve te Sinodeve Ekumenike, kryepeshkopet dhe peshkopet zgjidhen vetem nga radhet e klerit te pamartuar), askush nuk merrte persiper nje veper te tille Kryqi.

Kujtojme se Prof. Dr. Anastas Janullatos deri para ardhjes ne Shqiperi, ndodhej ne Afriken Lindore si peshkop aktiv i ngritjes se Kishave Orthodokse te Kenias, Ugandes dhe Tanzanise, ishte i njohur dhe i pranuar nga te gjitha kishat ortodokse dhe jo vetem. Si rrjedhim, zgjedhja e tij nuk kishte te bente aspak me kritere nacionaliste, por si personi me i pershtatshem nga bota ortodokse qe kishte eksperiencen e duhur ne misionet apostolike dhe ne formimin e kishave te reja.

Miratimi unanim prej Sinodit te Patriarkanes Ekumenike dhe ratifikimi i marreveshjes midis shtetit dhe Kishes Orthodokse (ligji, nr.10057) sipas Kushtetutes, jane deshmi te qarta te legjitimitetit te tij. Gjithashtu, zgjedhjen e nje Kryepeshkopi kanonik e tregojne letrat paqesore qe shkembehen midis Kishave Ortodokse te botes, te cilat njohen menjehere Kryepeshkopin e zgjedhur unanimisht te KOASH-it. Paskan gabuar gjithe institucionet kishtare ne mbare boten dhe primatet e Kishave Orthodokse Autoqefale me konfirmimin e zgjedhjes se Kryepeshkopit te Shqiperise!? Vetem z. Xhufi ka te drejte!? Kjo do te thote te fyesh inteligjencen e te krishtereve ne Shqiperi dhe ne mbare boten. Te vesh ne pikepyetje legjitimitetin e institucioneve qe zgjodhen dhe ato qe aprovuan legjitimitetin e tij pa asnje argument, nuk eshte veçse nje marrezi. Mund te konsiderohej ilegjitime, por vetem ne baze te legjislacionit te sistemit komunist qe ju ndoshta keni nostalgji.

Procesi i ringjalljes se KOASH-se kishte nevoje te domosdoshme plotesimin organizativ te saj, kryepeshkopi dhe peshkopet-Sinodi i Shenjte- atribute te pandara te çdo Kishe Ortodokse Autoqefale.

Ringritja e saj sot eshte nje realitet, qe eshte i vleresuar jo vetem ne Shqiperi, por nga e gjithe bota orthodokse, kishat e krishtera brenda dhe jashte vendit, si dhe nga institucionet me te larta laike europiane dhe boterore.

KOASH-i eshte nje institucion i pavarur sipas Kanoneve te Shenjta dhe drejtohet nga Sinodi i Shenjte si organi me i larte, anetaret e te cilit per here te pare themeluan ate ne vitin 1998 dhe sot perbehet nga tete peshkope. Kryepeshkopi qe ne fillim i dha nje rendesi te madhe shkollimit te klerit ne Shqiperi duke themeluar Akademine Teologjike “Ngjallja e Krishtit” ne Sh. Vlash, Durres, qe ne vitin 1992. Ne kete institucion arsimor te larte fetar ne Shqiperi, jane formuar teologjikisht, moralisht dhe shpirterisht te gjithe kuadrot e saj duke permiresuar vazhdimisht nivelin dhe perfaqesimin e saj (150 klerike, te gjithe nenshtetas te Republikes se Shqiperise). Qellimi i ketij institucioni qe prej fillimit ishte pergatitja e kuadrove brenda vendit per te kultivuar ndjenjen e respektit per fene dhe per kombin dhe kete e shpreh me kremtimet e saj ne festat kombetare duke vleresuar sakrificat e martireve te saj per fe dhe per atdhe dhe duke theksuar ruajtjen e unitetit brenda saj dhe shoqerise.

Ajo ushtron rolin e saj ne perputhje me Kushtetuten e vitit 1998 dhe siç percaktohet nga marreveshja midis Shtetit dhe Kishes Orthodokse (ligji, nr.10057), qe cituam me lart, pavaresisht shantazheve nga qarqe, apo individe te caktuar. Te gjitha komunitetet fetare ne Shqiperi njohin dhe kane marredhenie me Kishen Ortodokse ne Shqiperi, udhehequr prej Fortlumturise se Tij Anastasit, qe gezon respektin e tyre.

Gjithashtu KOASHeshte anetare me te drejta te plota ne organizmat me te rendesishem nderkristiane dhe nderfetare ne bote, anetare e Keshillit Europian te Kishave -CEC, (qe nga viti 1992, nje organizem ku Kryepeshkopi ofroi sherbimin e tij si zevendes-president 2003-2009); anetare e Keshillit Boteror te Kishave -WCC, (qe nga viti 1994 dhe vete primati i KOASH-it ishte nje nder presidentet e tij, 2006-2013).

Kisha Ortodokse ne Shqiperi, duke zhvilluar me tej respektin e ndersjellte te bashkepunimit reciprok ne ecurine paqesore dhe ne progresin e vendit, ka luajtur nje rol edhe ne krijimin e Keshillit Nderfetar te Shqiperise (Shkurt 2007), i mbeshtetur dhe nga World Conference of Religions for Peace – WCRP -, (Kryepeshkopi Anastas eshte president nderi per dy mandate radhazi), duke promovuar bashkekzistencen fetare ne organizmin me te fuqishem nderfetar ne bote.

Kontributi ne organizmat e ndryshem i ka rritur reputacionin KOASH-it, por edhe ka prezantuar imazhin e Shqiperise, duke percjelle nje imazh pozitiv te Shqiperise ne arenen nderkombetare, duke lartesuar dinjitetin e saj pas dekadave te tera izolimi prej regjimit. Pjesemarrja e saj ne organizmat dhe aktivitetet nderkombetare eshte shprehje e qarte se integrimi i vendit dhe shoqerise shqiptare nuk kufizohet ne nje shtet te veçante.

Vepra e Kryepeshkopit Anastas dhe e Kishes Ortodokse eshte e pranueshme gjeresisht. Per kontributin e tij dhe sherbimet e ndryshme si brenda vendit, ashtu edhe ne rajonin e Ballkanit e me gjere, dhe eshte vleresuar me shume çmime. Kujtojme çmimin, dhene nga ish-presidenti i Republikes, z.Bamir Topi dhe çmimin “Pro Humanitate” nga fondacioni «Pro Europa» per vitin 2001 per kontributin e paqes ne rajonin e Ballkanit. Mrekullia e ringritjes se saj eshte nje fakt dhe zhurmat e disave tregojne se jane ne grahmat e fundit perpelitese te hijes mortale te ideologjise qe i formoi. Kjo mrekulli nuk mund te venitet nga legjenda urbane, shkrime tendencioze, fantazi dhe fobi sipas stilit dhe tipit komunist, qe shpikte armiq kudo dhe ngado duke bunkerizuar vendin dhe mendjet.

*Autoret jane pedagoge ne Akademine Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shen Vlash-Durres.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama