Kompania ajrore bombardohet me alarme pas arrestimit te 14-vjecares

Kompania ajrore 'bombardohet' me alarme pas arrestimit te 14-vjecares

Qindra përdorues të rrjetit social Twitter kanë ‘bombarduar’ me alarme për bombë kompaninë ajrore ‘American Airlines’ pas arrestimit të një vajze 14 vjeçare e cila ditë më parë kishte bërë të njëjtën gjë duke dashur te bente nje shaka per shoqen e saj.

Vajza e cila është arrestuar nga policia e Rotterdam, kishte shkruar në Twitter: “Përshëndetje, emri im është Ibrahim dhe jam nga Afganistani. Unë jam pjesë e Al Kaedës dhe më 1 qershor do të kryej diçka të madhe”.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë përgjigja e kompanisë ajrore që i ka bërë me dije vajzës se të tilla kërcënime i marrin shumë seriozisht dhe se të dhënat e saj do t’i kalojnë FBI.

Pak momente më vonë 14-vjeçarja e quajtur Sarah shkroi sërish, duke thënë se ajo ishte një vajzë dhe kjo ishte një shaka për shoqen e saj. Megjithatë autoritetet nisën menjëherë hetimet duke ndaluan vajzën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama