Koreja e Veriut prezanton iPhone-in e ri pa... internet!

Koreja e Veriut prezanton iPhone-in e ri, pa... internet!

Korea e Veriut ka prezantuar iPhone-in e saj, që duket se është frymëzuar nga iPhone 3. I shitur në tre ngjyra, i ashtuquajturi “Pyongyant Touch” duket se është një kopje e qartë e pajisjes së vjetër të Apple-it, përveç disa ndryshimeve të vogla.

Në thelb, mos prisni një mori fotosh në Instagram të të rinjve që festojnë në Pyongyang, pasi ligjet strikte të shtetit kanë ndaluar thirrjet përtej detit dhe nuk i kanë pajisur telefonat me internet.  Megjithatë, numri i telefonave celularë të përdorur në Korenë e Veriut është rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga prezantimi i rrjetit 3G nga diktatura komuniste, në vitin 2008, raporton “NK News”.

Nuk janë publikuar ende detaje për specifikimet teknike të pajisjes, por fotografitë e publikuara nga firma japoneze pro-Koresë së Veriut, ‘Choson Sinbo’ sugjeron se ajo përdor një sistem operimi android të modifikuar. Megjithëse duket qartë se Korea e Veriut ia ka dalë në ndërtimin e armëve bërthamore, ajo mbetet prapa në teknologji, krahasuar me fqinjët e saj aziatikë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama