Ku ndryshojne anetaret e Mafias nga vrasesit e tjere?

Ku ndryshojne anetaret e Mafias nga vrasesit e tjere?

Anëtarët e mafias kanë reputacione të këqija, mirëpo një kërkim i fundit ka gjetur se ata janë më të ndjeshëm, më altruistë dhe më të orientuar nga familja, krahasuar me vrasësit e tjerë.

Një studim i të burgosurve në një burg që ndodhet në atdheun e mafias, në Siçili, tregoi se ndryshe nga të burgosurit e tjerë të dhunshëm, kriminelët e bandave mafioze nuk ishin psikopatë. Kërkuesit italianë krahasuan 30 mafiozë me 39 kriminelë që nuk bënin pjesë në mafia. Ata gjetën se anëtarët e mafias prireshin të ndanin jetën nga veprat e tyre: nga njëra anë, ishin aktivitetet e tyre kriminale dhe nga ana tjetër, emocionet e ngrohta ndaj të afërmve dhe miqve.

Kërkimi, i publikuar në revistën “Discover” studion karakterin e Tony Soprano-s. Shikuesit e serialit televiziv “The Sopranos” e kanë parë atë të luftojë për të balancuar dashurinë për familjen me akuzat e tij kriminale.

“Gjetjet tona krijojnë shpresa të reja për risocializimin e anëtarëve të dënuar të mafias, pasi ata kanë treguar tipare të shumta antisociale, por kanë ruajtur edhe një kapacitet për lidhje emocionale dhe një prirje më të madhe për t’u përfshirë në programet e trajnimit dhe risocializimit, krahasuar me kriminelët e tjerë në Itali”, tha autori kryesor i studimit.

Subjektet u analizuan nga psikologë me një instrument të quajtur Lista e Kontrollit për Psikpatinë, e cila mati karakteristikat psikotike. Gjatë intervistimeve, subjektet shprehën shqetësime për fëmijët dhe familjet e tyre dhe treguan se nuk kishin ndaluar asnjëherë së foluri në telefon me ta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama