Macja semur femijen dhe i rrezikon jeten

Macja semur femijen dhe i rrezikon jeten

Një vajzë 3-vjeçare luftoi me vdekjen, pasi mori meningjit prej maces së familjes. Sparkle Anderson ishte vetëm disa orë larg vdekjes prej një virusi që mori nga Chesney, macja 2-vjeçare e së ëmës. Doktorët thanë se ajo ishte personi i 39 në botë që ka marrë këtë lloj bakteri të veçantë të meningjitit. Kur ishte vetëm tre javëshe, vajza filloi të kishte shqetësime dhe nuk pushonte së qari.

Ajo kishte temperaturë dhe vetëm ulërinte. Doktorët thanë se vajza kishte marrë sëmundjen e rrallë përmes pështymës së maces. E ëma e vajzës tregon se ishte shumë e kujdesshme, që të mos kishin kontakt me njëra-tjetrën, por mesa duket macja ka lëpirë shishen e qumështit të vajzës pa dijeninë e mamasë.

Sot, vajza është një fëmijë i shëndetshëm dhe madje shoqe e ngushtë me macen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama