Mesi drejt largimit Reali mendon blerjen

Mesi drejt largimit, Reali mendon blerjen

Kriza që po kalon Barcelona mund të shoqërohet me ndryshime tepër të rëndësishme edicionin e ardhshëm. Klubi po mendon seriozisht që të lejojë shitjen e Lionel Mesit. Aktualisht, babai i futbollit dhe drejtuesit katalanas janë në bisedime për rinovimin e kontratës dhe pretendimet e argjentinasit janë që të përfitojë 25 milionë euro në edicion. Kjo është një barrë e rëndë financiare për Barçën, e cila ka planifikuar diçka tjetër. Ata presin të zvarrisin rinovimin e Mesit deri në shtator, duke i dhënë mundësinë shumë klubeve të interesuara të paguajnë klauzolën e lojtarit, nëse duan ta marrin. Bëhet fjalë për një shifër prej 250 milionë eurosh.

 

Në fakt, drejtuesit kanë qenë të pakënaqur me formën e dobët të yllit të tyre, ndërsa vetë “pleshti” është i pakënaqur me trajtimin që po i bëjnë, sa i përket pagës që merr. Për herë të parë, “divorci” mes tyre është një variant i besueshëm. Në listën e klubeve që janë të gatshëm të paguajnë klauzolën, spikat emri i Realit. Rivalët historikë të Barçës duan të realizojnë një goditje spektakolare në merkato. Edhe pse nuk do ishte hera e parë që Perez blen yje të katalanasve, kjo pa diskutim që do të cilësohej më shokuesja për tifozët blaugrana. Gjithsesi, duke iu referuar edhe vetë dëshirës së lojtarit, madrilenët nuk janë favoritë. Klube si Mançester Siti, PSG dhe Monako gjithashtu janë të gatshëm të bëjnë një sforco financiare për të blerë katër herë fituesin e “Topit të Artë”, duke paguar klauzolën dhe duke i ofruar futbollistit kontratën më të shtrenjtë në histori.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama