Meta Duhet te marrim shembull nga peshengritja

Meta: Duhet te marrim shembull nga peshengritja

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim ekipin kombëtar të peshëngritjes. Në fjalën e tij Meta u shpreh se politika ndihet e detyruar nga këta sportistë që ngrenë lartë flamurin shqiptar dhe premtoi përkrahje për ta. “Të gjithë ndjehemi të detyruar, sidomos ne politikantët ndaj Erkandit dhe Danielit të cilët me aq dinjitet e kthyen garën në një garë brenda flamurit kuq e zi, duke bërë të mundur që të ngrenë me aq dinjitet flamurin kombëtar dhe t’i japin dinjitet gjithë shqiptarëve kudo në të gjithë botën. Ndihemi të detyruar sepse këta e kanë kryer me sukses detyrën e tyre ndërsa ne na mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim, dhe duhet të marrim shembuj prej tyre.” “Shprehim mbështetjen tonë si kuvend, si shtet, si maxhorancë si qeveri për të mbështetur ëndrrën e këtyre djemve dhe vajzave, për të ngritur flamurin Shqipërisë edhe më lart, në kampionate botërore olimpiada dhe unë besoj se i kemi të gjithë mundësitë. Përveç përkrahjes morale, politike, përkrahja do të jetë konkrete nga ana e qeverisë dhe parlamentit, përmes përmirësimeve në legjislacionin për sportin, ku detyrimet e shtetit do të jenë më të qarta dhe më konkrete në mënyrë të veçantë drejt sportistëve elitarë. Do të jemi në dialog të vazhdueshëm me ta”, ka deklaruar Meta.

 

Kampioni i Europës, Erkand Qerimaj, u shpreh i kënaqur me mbështetjen që po marrin dhe tregoi gadishmëri për të fituar medalje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Kazakistan. “Falenderoj zotin Meta për pritjen. Me gjithë këtë mbështetje që po marrim, përmirësim ligjesh dhe kushtesh, flamuri shqiptar do ngrihet lart sërish me punën tone. Shpresoj t’ju sjell medalje nga Kazakistani”, ka thënë Qerimaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama