Pergjimi i SMS-se Tahiri heq dore nga iPhone

Pergjimi i 'SMS-se', Tahiri heq dore nga iPhone

Ministria e Brendshme bleu një celular të ri, me dy karta. Në fakt, deri këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme, por ajo që vihet re në ftesën e ofertës, është data e porositjes së aparatit të ri celular. Ajo korrespondon pikërisht me datën 11 prill, datë kur u zbardh, në Komisionin Hetimor për Lëvizjet në Policinë e Shtetit, mesazhi telefonik i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

 

Në dokumentin zyrtar, publikuar sipas ligjit edhe online, nuk sqarohet nëse celulari, që kushton rreth 500 mijë lekë të vjetra, është porositur për vetë ministrin Tahiri, pas dyshimit se atij mund t'i përgjohet telefoni. Kjo, në fakt, nuk jep asnjë siguri për të mos u përgjuar, por ajo që bie në sy është pikërisht kjo porosi, pikërisht ditën e zbardhjes së SMS-së, shkruan “Gazeta Shqiptare”. 

 

Kjo blerje është bërë përmes një tenderi, të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, dhe marka e telefonit është SMART (inteligjent). Tenderi është zhvilluar më datë 15 prill, ora 14:00. Sipas porosisë së dhënë nga porositësit, pra Ministria e Brendshme, celulari që do të blihet duhet që të hapë e-mailin dhe të ketë akses të plotë në internet, si dhe me aplikacione të tjera të nevojshme që mund të duhen gjatë komunikimit elektronik. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama