Pjalmimi me blete aplikohet ne Shqiperi teknologjia e re per prodhimet Bio

Pjalmimi me blete, aplikohet ne Shqiperi teknologjia e re per prodhimet Bio

Ministria e Bujqësisë njoftoi sot se do të mbështesë me anë të skemave mbështetëse financiare një metodë bio për rritjen e perimeve dhe frutave.

Ministri Edmond Panariti ishte në një fermë në Kashar të sipërmarrësit Ruzhdi Koni, i cili ka sjellë në Shqipëri një metodë bio për pjalmimin e luleve të perimeve dhe frutave. Teknologjia e re që tashmë është shpërndarë në shumë sera në Tiranë, Berat, Lushnje Kucove, konsiston në pjalmimin me bletë të luleve të domateve, kastravecave, perimeve e frutave, pra përmes një metode natyrale që shmang përdorimin e hormoneve.

Ministri Panariti duke garantuar mbështetjen për financimin e gjithë serave me këtë teknologji të re, u shpreh: “Këtu bëhen prodhim fidanesh, të kontrolluar që u shpërndahen fermerëve, dhe më pas ka pikën e saj të grumbullimit ku prodhimi u blihet fermerëve, pra cikli është i mbyllur. Por arsyeja pse jam këtu, është se jam i impresionuar nga nje teknologji e re e futur per pjalmimin e lules së frutit të domates permes një blete, gjenetikisht e prodhuar për të bërë këtë pjalmim dhe quhet “bumblebees” ose bleta brumbull, sepse është me e madhe se bleta e zakonshme që ka një ndjeshmëri ndaj ngjyrave dhe identifikon me shpejtësi lulen e domates e pjalmon atë dhe nxit në kohë rekord formimin e frutit. Kjo është metoda më e mirë për të braktisur njëherë e përgjithmonë përdorimin e stimuluesve dhe fitohormonëve për lidhjen e frutit dhe këtë e bëjmë në mënyrë natyrale e të shpejtë përmes kësaj teknologjie e të re”.

Më tej ai theksoi se Ministria e Bujqësisë merr angazhimin që përmes skemave mbështetese, fermerëve t’u financiojë koston e këtyre koshereve që vijnë nga importi.

“Do nisim mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë të këtyre koshereve në të paktën 100 ha sera. Kështu do dekurajojmë ose eliminojmë tërësisht përdorimin e sitmulanteve e fitohormoneve për pjalmimin. Kjo është metodë efektive e bio, pra garantojmë prodhimin bio, fruti është i zhvilluar mire, uniformisht, zhvillimi i bimeve është shumë i mirë krahasimisht me fermat që se përdorin, ndryshimi është i dukshëm dhe i ndjeshëm. I çoj mesazh kultivuesve të domates, se do kenë mbështetjen tonë në këtë telnologji, pse arsyeja jonë e mbështetjes në bujqësi është të investojmë në teknologji dhe në pikat e grumbullimit  e të shpërndarjes së produktit. Këto janë baza e zhvillimit dhe rritjes. Ne synojmë rritjen e rendimentit pëmes futjes së teknoogjive të reja”, u shpreh ministri Panariti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama