Pranga ne Milot te superkerkuarit te Frances

Pranga ne Milot te superkerkuarit te Frances

Ilir Abedini, alias Lin Hysa është vënë në pranga paraditen e djeshme në Milot. Ai rezultonte i dënuar me 12.9 vite burg ndërsa ishte kthyer dhe jetonte në zonën e tij me emër të ndryshuar. Policia e Komisariatit të Laçit, ndërsa ka qenë në operacion për ndalimin e një tjetër personi, për të cilin kishin informacionin se shëtiste me armë në brez, ka pikasur edhe personin që kërkohej nga drejtësitë e dy vendeve. Lin Hysa 39 vjeç mësohet se është i kërkuar nga Franca dhe nga Italia, pasi mbi të janë faktuar një sërë akuzash që kanë të bëjnë me trafik femrash dhe lëndësh narkotike.

 

Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Lezhës, saktësohet se i dënuari i Francës dhe i Italisë nuk dihet se prej sa kohësh gjendej në zonën e Milotit, por ai në momentin e arrestimit nuk ka bërë asnjë kundërshtim dhe mësohet se nuk i është gjetur asnjë gjë e paligjshme me vete. 39-vjeçari kishte ndryshuar emër dhe mbiemër për t`i shpëtuar arrestimit nga ana e policisë shqiptare, ndërsa tashmë pritet që të ekstradohet, ndonëse ende nuk dihet se cila prej drejtësive do ta posedojë të kërkuarin e saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama