Roma nuk heq dore nga Shaqiri

Roma nuk heq dore nga Shaqiri

Roma nuk kërkon të ndalet në merkato. Pas firmës me Huan Manuel Iturben, i cili u transferua nga Verona te skuadra “verdhekuqe” për rreth 30 milionë euro, objektivi i radhës për kryeqytetasit është Xherdan Shaqiri.

Mesfushori me orgjinë shqiptare i Bajern Mynih pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Rudi Garsia, pasi për këtë të fundit, 22-vjeçari i lindur në Gjilan do të ishte lojtari ideal për krahët e sulmit në skemën 4-3-3 që ai përdor.

Dëshira e Shaqirit është për të lënë Bajernin, pasi me dy lojtarë të tillë në ekip si Arjen Roben e Frenk Riberi, shanset që ai të luajë si titullar janë të pakta.

Megjithatë, për të transferuar Shaqirin në kryeqytetin italian, Roma nuk duhet të bindë vetëm kampionët e Gjermanisë, por duhet të fitojë edhe konkurrencën me shumë klube të tjera të mëdha që kanë shfaqur interes për të.

Liverpuli, Juventusi dhe Volfsburgu do të bëjnë ç’mos për t’i rrëmbyer Romës një lojtar shumë të vlefëshëm si Shaqiri. Gjithsesi në garën për të nëshkruar me lojtarin e përfaqësueses zvicerane favorit është klubi kryeqytetas.

Për bastexhinjt anglezë një kalim i mundshëm i Shaqirit te Roma, kuotohet me koeficientin 2.25, ndërsa me 3 koutohet firma e 22-vjeçarit me Liverpulin. Shumë më prapa qëndron Juventusi në këtë garë, me “bardhezinjtë” që kuotohen me koeficientin 6.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama