Rrezimi i MH17? Ja versioni i cuditshem i propagandes se Putinit!

Rrezimi i MH17? Ja versioni i cuditshem i propagandes se Putinit!

Makina e propagandës e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ka krijuar versione të ndryshme që shpjegojnë rrëzimin e avionit “Boeing 777” në Ukrainë.  Së pari, në Rusi është krijuar opinioni se perëndimi dhe kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lidhje me këtë tragjedi. Ja çfarë thuhet konkretisht në Rusi:

“A e dini se MH 17 u mbush me kufoma kur ai u nis nga Amsterdami? A e dini që, për disa arsye të pashpjegueshme, në 17 korrik, MH17 fluturoi jashtë rrugëve standarde që ai kishte marrë më parë, duke u zhvendosur në veri, në drejtim të zonave rebele? A e dini që ushtria ukrainase ka sisteme të mbrojtjes kundërajrore në këtë zonë? Ose që ky incident ishte rezultat i forcave të armatosura të Ukrainës të cilat gabimisht goditën MH 17, në vend të aeroplanit presidencial të Putinit, i cili është i ngjashëm me të?!”

Por kjo propagandë në Rusi është bërë e kapshme nga klasa politike atje. Në përgjithësi njerëzit dinë të seleksionojnë informacionet që ata marrin, dhe që mund të keq drejtojnë perceptimet e tyre. Por pavarësisht kësaj, proceset psikologjike që ushtrohen në Rusi, kanë çuar drejt një strukture politike autoritare dhe drejt një klime të frikësimit sistematik të medieve të pavarura.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama