Samsung Galaxy S5 rremben perdoruesit e iPhone

Samsung Galaxy S5 'rremben' perdoruesit e iPhone

Përdoruesit e përhershëm të iPhone kanë shfaqur pakënaqësi për ekranin e telefonit drejt kompanisë Apple. Duke parë përmasat e telefonëve të kompanisë Samsung, ata kanë kërkuar që edhe Apple të bëjë të njëjtën gjë me pajisjet e raja iPhone.

Së shpejti, Apple do të prezantojë iPhone 6, i cili mendohet se do të jetë i dizenjuar në bazë të kërkesave të përdoruesve, me përmasa dhe me një ekran shumë më të madh se ai i tanishmi. Mirëpo, shumë përdorues të iPhone nuk kanë preferuar të presin dhe kanë blerë një Samsung Galaxy 5S. 

Në vende të ndryshme të botës, është rritur ndjeshëm përqindja e përdoruesve, të cilët i kanë ndërruar telefonët nga iPhone në Samsung Galaxy S5. Sipas disa të dhënave, në Britani rreth 26% e përdoruesve të rinj të telefonave Samsung, më parë kanë qenë përdorues të një iPhone, një rritje prej 12% në krahasim me vitin e kaluar.

Në kontinentin evropian, shifra është më e ulët, ku vetëm 17% e përdoruesve të Galaxy S5 kanë pasur në përdorim një iPhone. Ndërkaq, Amerika mbetet vendi ku përdoruesit i kanë qëndruar më tepër besnikë kompanisë Apple.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama