Shkupi 2014 permendoret shqiptare ne harrese!

'Shkupi 2014', permendoret shqiptare ne harrese!

Ndërsa përmendoret e 3 shqiptarëve, pjesë e projektit “Shkupi 2014”, janë lënë në harresë, përmendore të reja të veprimtarëve maqedonas vazhdojnë të ngrihen thuajse në çdo cep, njofton Alsat. 5 përmendore të reja dhe një tjetër shatërvan i shtrenjtë me motive të historisë dhe kulturës maqedonase, do të vendosen në lokacione të ndryshme në Shkup.

“Dy nga 5 përmendoret e votuara së fundmi nga Qyteti i Shkupit do të vendosen përballë përmendoreve të Skënderbeut dhe Hasan Prishtinës. Nuk dihet se cili veprimtar maqedonas do t’i bëjë karshillëk Skënderbeut, por bazamenti i bustit të tij tashmë është ngritur”.

Përmendorja tjetër, pritet të vendoset tek udhëkryqi pranë Qendrës Mavrovasja, përballë përmendores së Hasan Prishtinës. Sikurse për shumë përmendore të tjera të vendosura viteve të fundit, edhe për këto 5 përmendore parashikohet procedurë e shpejtë vendosjeje. Për dallim prej tyre, përmendoret e 3 shqiptarëve Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit assesi të shohin dritën. Edhe pse të paralajmëruara që nga viti 2011, dhe të parashikuara për t’u vendosur në fillim të vitit 2013, partia shqiptare në pushtet BDI deri tani nuk ka arritur ta realizojë ngritjen e tyre. Nga BDI-ja heshtin dhe nuk komentojnë pengesat e mundshme që kanë bllokuar procedurën e vendosjes së përmendoreve shqiptare. Nga ana tjetër Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski është shprehur disa herë se Komuna nuk do të pengojë ngritjen e 3 përmendoreve, por ato do të vendosen në momentin që do të jenë gati. Procesi i vendosjes së përmendoreve të tilla pritej të përfundonte që para 1 viti e gjysmë. Përmendoret e Agollit, Bagerit dhe Bogdanit përveç vonesës së jashtëzakonshme, dallohen nga përmendoret maqedonase edhe për cilësinë. Këtë e tregon edhe çmimi për punimin e tyre, që sillet mes 45 deri 50 mijë euro për ato shqiptare, ndërkohë që aq para shpenzoheshin vetëm për bazamentet e përmendoreve maqedonase.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama