Shqiptaret keqperdorin antibiotiket

Shqiptaret keqperdorin antibiotiket

Në Shqipëri një antibiotik jepet aq shpesh saqë mjekët e quajnë jo si përdorim, por keqpërdorim të antibiotikëve. Mjekët u kërkojnë qytetarëve të bëjnë kujdes me përdorimin e tyre, sepse antibiotikët përdoret në vend si për infeksione të thjeshta edhe për viruse.

“Një nga problemet madhore është përdorimi apo keqpërdorimi i antibiotikëve, kurse tek viruset nuk kanë asnjë efekt. Po të marrim sëmundjet më të zakonshme që janë infeksionet të rakit respirator që dhe poliklinikat mbushen zakonisht pas gripit me bronkite, rrufën e zakonshme , me sinozite, në 70-80% të tyre janë të shkaktuara nga viruset, nuk janë të komplikuara dhe çfarë ndodh? Dhe kjo nuk është në Shqipëri, në Shqipëri është shumë e shprehur po dhe në vende të tjera trajtohen invers. Në vend që 80% e rasteve të mos trajtohen me antibiotikë, 80-90% trajtohen me antibiotikë, janë të rrallë ata që nuk japin antibiotikë rutinë”, thotë mjeku i sëmundjeve të brendshme, Hasan Hafizi. 

Mjekët shpesh nuk ndjekin as protokollet e duhura në dhënien e antibiotikut, duke bërë që dhënia pa kriter e tyre të krijojë rezistencë në organizmin e pacientit dhe t’i lërë ata të pambrojtur ndaj baktereve të ndryshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama