Simeone Na mungoi vetem goli

Simeone: Na mungoi vetem goli

Diego Simeone nuk kritikoi Chelsea-n për mënyrën e lojës që kishte zgjedhur për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve të luajtur në Spanjë. Trajneri i Atletico Madrid tha se çdo trajner zgjedh stilin që i përshtatet më shumë lojtarëve që ka dhe se nuk duhet kritikuar “katenaço”-ja e portugezit Mourinho. 

 

“Ishte një ndeshje tipike gjysmëfinale. Secili luan për të arritur objektivin që i vë vetes. Objektivi ynë ishte të shënonim një gol, objektivi i tyre ishtë të mos pësonin. Në ndeshjen e kthimit do të kenë mbështetjen e tifozëve dhe do të ndihen më mirë, por të shohim se çfarë do të ndodhë. U përpoqëm të shënonim, por kundërshtari u mbrojt shumë mirë”, analizoi Simeone.

 

Në ndeshjen e kthimit, Chelsea nuk do të ketë të disponueshëm 4 lojtarë: Cech, Terry, Mikel dhe Lampard. Por, Simeone mendon se kjo nuk do të ndikojë aspak.

 

“Chelsea ka një skuadër të madhe, me lojtarë të rëndësishëm. Do të gjejë zëvendësuesit e duhur. Ashtu siç tha trajneri i tyre, të dielën kundër Liverpool nuk do të luajnë titullarët, kështu që do të kenë kohë të pushojnë dhe të jenë të freskët”, tha Simeone.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama