Statuja e Shen Merise duke qare

Statuja e Shen Merise duke 'qare'

Qindra persona kanë shkuar të shikojnë nga afër statujën e Mërisë në kishën katolike në Indiana, pasi nga sytë e saj janë derdhur lot. Statuja 1.5 metra e gjatë është vendosur jashtë kishës katolike në Indiana dhe ndodhet atje për gati 20 vjet.

Kanë qenë nxënësit e klasës së katër, të cilët ndjekin mësimet e kishës, të cilët pasi kanë mbaruar mësimin kanë shkuar para statujës për t’u lutur, por kanë parë që në faqen e djathtë të Shën Mërisë po rridhte një lot.

Në lidhje me këtë fenomen janë dhënë shumë shpjegime. Shumë persona thonë se është një shenjë nga Perëndia, ndërsa të tjerë shprehen skeptikë, duke thënë se është një njollë uji.

 

Prifti Theodore Mens, duke synuar që t’iu japë fund dilemave tha se, “duhet të ketë një shpjegim natyral, i ftohti ose dëbora që ka shkrirë. Sa herë që ndodhin gjëra të kësaj natyre duhet kërkuar kryesisht shpjegimi te fenomene natyrore”. Loti në sytë e saj u pa gjatë një mëngjesi, ndërsa në mbrëmje u zhduk.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama