Vatikani sdo ta njohe Kosoven

'Vatikani s'do ta njohe Kosoven'

Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mërkiq, ka deklaruar se Vatikani nuk do ta njohë autonominë e shtetit të Kosovës.

 

“Vatikani nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa prania e kryeministrit Hashim Thaçi në ceremoninë e inaugurimit të papës së ri, nuk do të thotë se Vatikani ka ndryshuar qëndrimin”, - tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Mërkiq.

 

Sipas tij, nuk përjashtohet as mundësia që disa vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, “të tërheqin vendimin e tyre”.

 

Ministri i Jahtëm u shpreh se, është marrë garanci e fuqishme se Vatikani nuk ka ndryshuar qëndrim në këtë drejtim. Nuk ka njohje dhe për këtë na kanë bindur përfaqësues të Selisë së Shenjtë.

 

 “Së shpejti një delegacion nga Selia e Shenjtë do ta vizitojë Beogradin, që do të jetë një mundësi tjetër për Serbinë, për të tërhequr vëmendjen për pozicionin e saj parimor, në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”, - ka thënë Mërkiq për të përditshmen“Novosti”.

 

Sipas tij, Prishtina nuk heq dorë nga lobimi për njohje të reja të pavarësisë, dhe në javët e muajt e fundit, ‘presionet’ ishin drejtuar në mënyrë specifike në Vatikan, shkruan “Koha”.

 

 “Diplomacia jonë është vazhdimisht e angazhuar për të parandaluar njohje të reja të mundshme dhe ky aktivitet do të mbetet një prioritet i politikës sonë të jashtme”, - deklaroi shefi i diplomacisë.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama