Veliaj Rritja e moshes se pensionit prek meshkujt ne 2032

Veliaj: Rritja e moshes se pensionit prek meshkujt ne 2032

Mosha e pensionit për meshkujt nuk do të rritet deri në vitin 2032, ndërsa do të jenë femrat ato që do të preken më shpejt nga reforma. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë një bashkëbisedimi me studentët, gjenerata e të cilëve do të preket drejtpërsëdrejti nga skema e re. Reforma ne pensione është në proces hartimi dhe po diskutohet me grupet e interesit, ndërkohë që drafti final pritet të publikohet në fund të muajit prill. Reforma parashikon edhe heqjen e kufirit maksimal të pensioneve.

 

Kështu, sa më shumë të kontribuosh, aq më shumë do të mund të përfitohet. Gjithashtu, është parashikuar edhe vendosja e një pensioni social për individët në nevojë që nuk kanë derdhur asnjëherë kontribute shoqërore. Megjithatë, të gjitha këto masa mbeten në letër dhe do të jenë objekt diskutimi me palët e interesit. Një nga risitë e kësaj skeme është lidhja e një pensioni social për të gjithë ata qytetarë që mbushin moshën e pensionit, por gjatë viteve të punës nuk kanë paguar kontributet shoqërore.

 

Qëllimi i reformës është që skema e re e pensioneve të nxisë individët për të marrë pjesë në të dhe, nga ana tjetër, të ofrojë mundësinë për pensione më të larta kundrejt kontributeve më të larta. Gjithashtu, duke parë shkallën e ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë, është e rëndësishme që të krijohet një mundësi për mbështetje me anë të një pensioni social për të gjithë shtetasit që nuk kanë kontribuar fare ose për shtetasit pa të ardhura në moshën e pleqërisë. Sipas ministrit, skema e pensioneve ka nevojë të përmirësohet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama