Vendimi mbyllen selite diplomatike shqiptare ne kater shtete

Vendimi, mbyllen selite diplomatike shqiptare ne kater shtete

Qeveria vendosi në mbledhjen e saj të radhës mbylljen e 4 përfaqësive diplomatike në vende të ndryshme të Botës. Kështu u vendos mbyllja e përfaqësive diplomatike në Kuala Lumpur (Malajzi), Lisbonë (Portugali), Sarajevë (Bosnje Hercegovina) dhe Nju Delhi (Indi). Vendimet përcaktojnë se për zbatimin e tyre ngarkohet Ministria e Jashtme. Pak kohë më parë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati paralajmëroi se do ketë shkurtime në ambasadat shqiptare, por dhe në personelin e ambasadave që do të mbeten për efekt të mungesës së fondeve. Reforma sa duket ka prekur dhe do të vijojë të prekë kryesisht ato ambasada që janë jashtë funksionit për shkak se Shqipëria nuk ka interesa në ato vende ku janë instaluar selitë diplomatike shqiptare por dhe për faktin që disa të tjera janë të grumbulluar në një hapësirë jo fort të madhe, dhe që përfaqësojnë thuajse të njëjtën linjë diplomatike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama