Zuckerberg Whatsapp nuk do te mbyllet

Zuckerberg: Whatsapp nuk do te mbyllet

Krijimi i Mark Zuckerberg-ut, pak javë më parë, kishte njoftuar mbylljen e chat-it të Facebook-ut, në favor të një platforme të re, të quajtur “Messenger App”.  Lajmin e përcollen faqe të ndryshme lajmesh e teknologjie, por ishin mediat britanike ato që përmbysin të tilla pohime, me konfirmimin se “Whatsapp”-i nuk do të mbyllet.

 

Disa faqe interneti në Itali, me sa duket, e kishin përkthyer gabim titullin e “Dailymail”, duke treguar se Facebook-u po e mbyll platformën e njohur për t’i shtyrë përdoruesit e tij të shkarkojnë “Messenger App”.

 

Në fakt, ajo që rrjeti social do të bëjë është transferimi i “Whatsapp”-it tek “Messengeri” i tij. Janë dy shërbime, që kanë përdorim dhe treg të ndryshëm, ka sqaruar vet Zuckerberg, në një intervistë për “New York Times”. I pari shërben për biseda mes miqsh, i dyti zëvendëson SMS-të. Pra asnjëri prej tyre nuk do të zhduket, thjesht do të plotësojnë njëri-tjetrin.

 

Me 19 miliardë dollarë, Facebook-u bleu, në muajin Shkurt, shërbimin konkurrent të mesazheve telefonike, duke e shndërruar “Whatsapp”-in në trofeun e vet më të madh në 10 vitet e krijimit. Programi për “smartphone”, që bën të mundur dërgimin e lajmeve të shkurtra, fotografive dhe të dhënave audio përmes një lidhjeje në internet, u krijua nga një emigrant ukrainas, që braktisi studimet e larta, Jan Koum, dhe një ish-nxënës i Stanfordit, Brian Acton.

 

Brenda 5 vjetësh, ai mbërriti një numër befasues prej 450 milionë përdoruesish në muaj dhe konsiderohej tepër popullor për momentin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama