Miremengjes Shqiperi.
Fillimi Email Forum Chat Kontakto  
 

Finiqi
Qyteti dhe Territori i tij

Qyteti Antik i Phoinikes gjendet ne Epir, ne zonen e Kaonise qe i perket aktualisht Shqiperise, jo larg nga qyteti bregdetar i Sarandes. Siti arkeologjik, i identifikuar ne pjesen e siperme te kodres qe ndodhet prane fshatit te Finiqit, na ka dhene shenja te pranise te njereve qe nga periudha prehistorike, por rrenojat me te dukshme sot i takojne qytetit helenistiko-romak, i njohur nga Polibi per fortifikimet e tij te beshme.

Flasin per Phiniken udhetaret e fillimit te viteve 1800, por do te jene gjurmimet e Luixhi Ugolinit ne Shqiperi ne fillim te viteve 1920, ato qe identifikojne dhe pershkrojne perfundimisht qytetin.
Pas Luftes se Dyte Boterore, midis viteve 1970-1980 disa personalitet te njohura te Arkeologjise shqiptare si Dhimosten Budina dhe Astrit Nanaj, kane drejtuar germime dhe gjurmime. Kujdes i vecante iu kushtua edhe mureve rrethuese per te cilat kemi studimet e Neritan Cekes dhe Gjerak Karaiskajt.
Mbi keto germime, mbeshtetet sot puna e Misionit Arkeologjike Italian e filluar ne shtator-tetor 2000.

Me fazen e pare te punimeve u rimorr gjurmimi ne zonen e akropolit, e karakteruzuar nga prania e mbetjeve arkeuologjie te ashtuquajturit thesuors, i gerrmuar nga Ugolini (qe ne te vertete eshte nje tempull in antis, ndoshta distil). Eshte e mundur qe ne kete zone te perqendrohej pjesa e monumentalizuar e qytetit te periudhes klasike dhe helenistike, zone qe do te vazhdonte kete funksion te pakten deri ne periudhen bizantine. Sektore te tjere te kerkimeve qene ai i teatrit dhe i banesave helenistike. Ne fakt nje teater i madh gjendej ne nje nga shpatet natyrore qe ndodhet ne anen jugore te kodres, ne nje pozicione skenografik mahnites. Pak me ne perendim te teatrit gjendet nje lagje banesash private e organizuar mbi nje sere terracash. Nje nga keto banesa paraqet dy peristile, rreth te cileve gjejme dhomat kryesore te baneses.

Phoinike, sidoqofte nuk ngjall interes vetem per qendren e banuar por dhe per territorin qe duhet te kishte perreth, akoma sot mahnites dhe i mrekullueshem. Qyteti lind ne qender te nje rajoni territorial mjaft te gjere dhe per nga pozicioni i saj topografik eshte pika natyrore e riferimit te tij.
Gjate periudhes helenistiko-romake territori qe i perkiste qytetit duhet te perputhej me sektorin fushor qe gjendet ne kembet e kodres, ndersa mbi kodrat perreth gjendeshin struktura te ndryshme qe kishin nje funksion mbrojtes dhe kontrolli te territorit. Te tilla jane qendrat e Cukes dhe metoqit, mbi kodrinat qe gjenden midis Phoinikes dhe gjirit te Sarandes. Per sa i perket daljes ne det, me sa duket porti i qytetit duhet te ishte ne Onchesmos, ku sot gjendet Saranda

 


 

© Copyright 2001Shqiperia.com
Shqiperia.com, Nje projekt per nje tjeter Rilindje Kombetare