Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

SHQIPTARET KUNDER VETVETES

Akad.Rexhep Qosja

Historiani i njohur kroat, Millan Shufllaj, ne vepren "Serbet dhe Shqiptaret" shkruan se dikur shqiptaret ishin nje "faktor i forte historik" ne Ballkan. Per nga numri dhe per nga shtrirja territoriale, ata ishin te barabarte me greket, me bullgaret dhe me serbet. Duke filluar prej gjysmes se shekullit XIX-te fatet historike te ketyre kater popujve kryesore te Ballkanit do te ndryshojne shume. Per dallim prej grekeve, prej bullgareve dhe prej serbeve, qe do te vijne duke u pershtrire territorialisht dhe duke u rritur ne numer ne vendet e veta, shqiptaret do te vijne duke u tkurrur territorialisht dhe duke u shperngulur ne Turqi apo edhe ne shtetet e tjera evropiane e ne SHBA-te.

Ne shume pikepamje ata edhe sot jane te pabarabarte.

Shqiptaret jane popull i ndare ne disa shtete, kurse sovrane vetem ne nje shtet - ne Shqiperi e nen protektoratin e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Zhvillimi qytetor i shqiptareve ende nuk mund te krahasohet me zhvillimin qytetor te popujve evropiane, madje, as te popujve ballkanike.

Rruge te gjera automobilistike ne tokat shqiptare teksa kane filluar te behen, kurse per lidhje te viseve shqiptare me hekurudha moderne pothuajse ende nuk flitet! Qytetet shqiptare kane infrastrukture teper te vjeteruar. Ne shume qytete ende nuk plotesohen nevojat e popullsise me uje te pijes.

Shqiptaret sot per sot jane i vetmi popull evropian, qe nje pjese te madhe te kohes e kalojne ne terr - nuk kane energji elektrike te mjaftueshme!

Shqiptaret vazhdojne te jene populli me i varfer ne Evrope.

Dhe, sic mund te degjohet, shqiptaret qendrojne me larg dites se inkuadrimit ne Bashkimin Evropian se popujt e tjere ballkanike.

Per te gjitha keto arsye, shqiptaret me masivisht se popujt e tjere ballkanike vazhdojne te shperngulen prej vendit te vet dhe te kerkojne kushte per jetese me te mire ne vende te tjera ne Evrope, ne SHBA-te dhe ne Kanada.

* * *

Mund te paraqiten edhe te dhena te tjera, me pak a me shume deshperuese, qe do ta deshmojne pabarazine tone ne zhvillimin historik me popujt e tjere ballkanike.

Ne fund te ketyre pohimeve, pashmangshem, shtrohen pyetjet: pse iu ka ngjare keshtu shqiptareve? Pse jane vonuar historikisht? Pse deri sot nuk kane arritur te zgjidhin ceshtjet themelore sic jane ceshtja kombetare, ceshtja sociale dhe ceshtja politike.

Ne keto pyetje, heret me te shpeshta jepen pergjigje qe jane bere aksiome e historiografise, e publicistikes, e letersise dhe e politikes sone: kemi pasur fat te keq historik! Te vendosur ne udhekryqin ballkanik, jemi bere pre e synimeve pushtuese te fuqive te medha qe ishin nisur prej lindjes drejt Perendimit dhe te fuqive te medha qe ishin nisur prej Perendimit drejt Lindjes. Fqite e medha evropiane, pastaj, pa kurrfare pergjegjesie historike, i cenonin rende interesat tona historike duke kenaqur ambiciet pershtrirese te fqinjeve ballkanike, satelite te tyre e duke krijuar baraspeshe te ndersjelle aq sa me cenimin e interesave te shqiptareve mund te ndikohej ne ate baraspeshe. Dhe, keshtu historia dhe gjeografia jane bere paracaktuese te fatit tone!

Gjendja jone e sotme eshte pasoje e fatit te tille ne te kaluaren, ne te vertete e fatit tone te tille deri ne dhjetevjeteshin e fundit te shekullit te kaluar, qe s'kemi mundur ta ndryshojme!

Keshtu e kemi mesuar historine ne shkolla fillore, ne shkolla te mesme dhe ne fakultete. Dhe, keshtu e mesojne femijet tane edhe me tej.

Te gjitha keto ne mase te madhe jane te verteta. Rrethanat historike, deri rreth 15 vjeteve te fundit, vertet ishin cenuese per interesin tone kombetar!

Por, a mjafton nje shpjegim i tille? A mund te shpjegohet historia jone e djeshme dhe gjendja jone e sotme vetem me fajesimin e rrethanave historike dhe te gjeografise? Pergjigjia ime eshte: vetem pjeserisht. Historine e Ballkanit s'e kemi jetuar vetem ne dhe ne gjeografine e Ballkanit s'e kemi bere shtepine vetem ne. Me fajesimin e historise e te gjeografise behen dy gabime: e para, percaktues i fatit tone histroik shpallet fataliteti, qe nuk mund te quhet kurrfare faktori real dhe, e dyta, mohohet roli yne ne percaktimin e fatit vetjak.

Asnje popull, qe eshte mbajtur ne histori, sic jemi mbajtur edhe ne, nuk mund te quhet i parol ne fatin e vet historik. Asnje popull, qe ka krijuar gjuhen dhe kulturen e tij, nuk mund te shikohet si objekt historik, te cilin e perdorin rrethanat si te duan e kur te duan. Historia nuk eshte e perbere vetem prej armiqve, qe mund te bejne cdo gje dhe prej viktimave te tyre, fatzeza, qe nuk mund te bejne asgje. Nuk eshte thene kot, per popujt si per individett: sekush eshte farkues i fatit te vet. Shpjegimi i fatit historik te nje populli vetem me fajesimin e te tjereve, madje, me paracaktimin e fatit te tij nga fataliteti sjell perfundim teper te padeshiruar: sjell mohimin e identitetit te atij populli, te qenies se tij si subjekt ne krijimin e historise se vet, sjell mohimin e pergjegjshmerise se tij per vetveten. "Ne qofte se populli eshte bashkesi vepruese kulturore,- thote nje filozof, - domethene ne qofte se populli jeton duke e ndier veten subjekt ne jete, qe pergjigjet per vetveten, menyra me e suksesshme per mohimin e tij eshte qe ta privosh nga ndjenja e pergjegjshmerise dhe ta besh te besoje se duhet te vazhdoje te jetoje ashtu sic jeton apo sic i urdherohet te jetoje per shkak se s'qenka i zoti te beje gje per veten, per shkak te papjekurise apo per shkak te rrethanave te jashtme... I burgosuri qe beson se nuk ka kurrfare lirie behet ose denoncues ose provokator posa t'i jepet mundesia te behet i tille".

Po u pajtuam se gjendja jone e sotme eshte sic u pershkrua shkurtimisht me lart dhe po u pajtuam se as nuk mundemi, as nuk guxojme ta privojne veten nga pergjeegjesia per vetveten, pashmangshme, shtrohet:

A kemi bere cka eshte dashur te bejme dhe cka kemi mundur te bejme qe te mos na ngjajne fatkeqesite historike qe na kane ngjare?

Mos kemi bere, ne te vertete mos vazhdojne te bejme edhe cka nuk do te duhej tebejme?

Ne keto pyetje nuk do te pergjigjem duke kerkuar te dhena per ato qe jane bere e per ato qe s'jane bere, per ato qe jane bere ne pajtim me prirjen historike dhe per ato qe jane bere ne kundershtim me te ne kohe me te larget. Nuk do t'u pergjigjem duke iu kthyer ngjarjeve, veprimeve a mosveprimeve ne vitet 1878, 1912-1914, 1924, 1943. E te tjera. Do te flas vetem per ato qe jane bere dhe per ato qe jane bere si s'do te duhej te beheshin qe nga viti kur eshte ngritur perdja ne skenen ne te cilen luhej drama jone historike: qe nga viti 1981, kur, ne te vertete, ka filluar ndryshimi i historise shqiptare.

Veprimet kunderhistorike

1.Ne vitin 1981, studentet e Universitetit te Kosoves do te ngrihen ne demonstrata, ne te cilat do te shtrojne kerkesa per ndryshimin e gjendjes ne te cilen mbaheshin shqiptaret. Sic dihet, ne te do te shtrohet kerkesa per Kosoven republike me te drejte te vetevendosjes si gjashte republikat jugosllave. Regjimi serb, me pajtimin e te gjitha republikave jugosllave, do t'i shuaje ne gjak ato demonstrata. Do te burgosen shume te rinj. Mandej do te zhvillohet i ashtuquajturi proces i diferencimit ideo-politik, qe bazohej ne denimin me cdo kusht te demonstratave. Kosova republike do te shpallet parulle armiqesore, nacionaliste dhe irredentiste, qe kishte per synim rrenimin e Jugosllavise dhe te te ashtuquajturin bashkim-vellazerim mbi te cilin pretendohej te mbahej ky shtet. Anetaret e LK-se do te jene te obliguar te deklarohen publikisht kunder kesaj kerkese ose te pesojne pasojat: largim prej LK-se, largim prej punes apo, madje, burgosje! Politikanet dhe intelektuale shqiptare do ta udheheqin kete proces dhe do te shkojne neper mbledhje per t'i diferencuar te tjeret, prej te cileve do te kerkojne qe ta shqiptojne zeshem ate formulen partiake: e denoj vendosmerisht parullen armiqesore Kosova republike!

C'eshte e verteta, nuk do te kene nevoje qe ta perserisin formulen dy here: kundershtare do te kene pak e vullnetare per distancim rrenjesor nga demonstruesit - per se tepermi!

Kam pare e degjuar se si profesore universiteti, akademike, shkrimtare, piktore, kompozitore se me cfare lehtesie, pa brejtje te ndergjegjes, denojne nje kerkese te drejte - kerkesen per Kosoven republike, kurse Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosoves do te mbaje mbledhje te vecante, qe do te transmetohet ne radio e ne televizion, si shembull per popullin se si, me cfare vendosmerie, duhet te denoheshin demonstruesit e te quhej armiqesore kerkesa e tyre historike!

* * *

Nuk ka dyshim se pjesemarrja e klases politike dhe e inteligjences ne procesin e diferencimit do te kete ndikim te madh ne popull dhe do te shprehet si traumatizim i tij shpirteror!

Sot, 22 vjet me vone, mund te besohet: sikur klasa politike dhe inteligjenca apo, madje, vetem inteligjenca, te ishte solidarizuar me te rinjte, studente dhe nxenes te shkollave te mesme, regjimi serb nuk do te mund te burgoste gjithe popullin shqiptar dhe t'i linte politikanet pa popull. Por, baballaret s'deshen te pranojne misionin qe ua kishte caktuar historia: ua lane, si barre, bijeve!

Ishte kjo sjellje kunderhistorike e kjo domethene pune e madhe e jona kunder vetvetes.

* * *

2.Ne vitin 1989, ne perpjekje e siper per ta nenshtruar edhe me teper Kosoven, regjimi serb do ta ndryshoje Kushtetuten e Republikes, dhe do te sjelle shume nderrime ne kushtetutat e te dy krahinave - Kosoves e Vojvodines. Perpara se te mbahej mbledhja e Kuvendit kosovar ne te cilen do te miratohej Kushtetuta e ndryshuar e Kosoves, regjimi serb kishte organizuar fushate per ta bindur popullin shqiptar se me ato ndryshime, Kosoves gjoja nuk po i tkurrej autonomia! Ne kete fushate, te cuar deri ne fund me shpjegime te genjeshterta, do te marrin pjese jo vetem politikane, por edhe intelektuale - juriste, ekonomiste, politikologe, sociologe, shkrimtare, akademike! Degjuesve te mbledhur neper salla te institucioneve te arsimit, te shkences, te administrates, te kolektivave te tjera punuese, u thuhej: me ndryshimet e bera ne Kushtetute, Kosova nuk humb asgje. Bash asgje! Dhe, ne fund te kesaj fushate, Kuvendi i Kosoves me sa me kujtohet, me 9 vota kunder dhe nje abstenim, do ta miratoje Kushtetuten, ne te cilen Kosoves do t'i merreshin kompetencat me te rendesishme te njohura me Kushtetuten e vitit 1974, mes te cilave edhe te drejten e te ashtuquajturit planifikim te territorit. Ne Kosove me s'mund te behej asnje kasolle pa lejen e Beogradit!

Cka te thuhet per kete veprim te rende kunderhistorik?

Mund te besohet se, sikur Kuvendi kosovar, i perbere prej 120 deputetesh mes te cileve 100 shqiptare, te refuzonte miratimin e asaj Kushtetute nencmuese per Kosoven, pushtetaret serbe veshtire se do ta urdheronin burgosjen e krejt nje Kuvendi, perpos te tjerash edhe pse per kete nuk do te mund te sigurohej njezeshmeri ne Kryesine e Jugosllavise ne ate kohe. Ky pohim mund te jete aq me i besueshem per shkak se ishte viti 1989, kur themelet e komunizmit po rrenoheshin dhe kur institucionet nderkombetare gjithnje e me dukshem po kerkonin llogari prej vendeve komuniste per shkeljen e te drejtave te qytetareve, ne menyre te vecante te pjesetareve te kombesive, te cilave nuk u njihej e drejta shtetkrijuese.

Por, klasa politike dhe nje numer i madh i intelektualeve ishin te vendosur te ruanin privilegjet e veta, qofte edhe duke vepruar kunder interesave te pergjithshme, domethene kunder ardhmerise se Kosoves.

Une nuk mund ta di a i ka brejtur ndergjegjia ata deputete per votimin e tyre kunder ardhmerise se Kosoves, por e di se ate dite, posa te shpallet lajmi per miratimin e asaj kushtetute, te rinjte do te cohen ne demonstrata dhe neper rruget e Kosoves do te mbesin te vrare, sa me kujtohet, 34 prej tyre.

* * *

3.Ne fund te vitit 1991, ne Shqiperi, ishte dhene nisma per pajtim e bashkim kombetar. Pavaresisht cila force politike, cili grup politiko-intelektual a, me ne fund, cili individ mund ta kishte dhene kete nisme i pari, ajo u pergjigjej interesave te te gjithe shqiptareve. Ideja e pajtimit kombetar nuk eshte shpikje e jona kombetare. Ideja e pajtimit kombetar i takon ciklit te ideve te medha, per pranimin dhe zbatimin e se ciles nevojiten mendje dhe zemra te medha. Konfliktet qe ishin shfaqur ne Shqiperi ne ate kohe, si pasoje e shkeljeve te renda te te drejtave te njeriut gjate regjimit komunist, pajtimi kombetar do te mund t'i zbuste ne mos t'i ndalte dhe, ne kete menyre do te nxiste tolerance e bashkepunim mes qytetareve ne t` mire te Shqiperise dhe te shqiptareve. Me kete nisme Shqiperise, ne te vertete i tregohej rruga qe kishin ndjekur Kroacia dhe Sllovenia, ku ishte pranuar ideja e pajtimit kombetar mes komunisteve dhe te perndjekurve te tyre te shumte e te ndryshem. Por, disa forca politike ne Shqiperi e ne Kosove e kundershtuan ashper kete nisme, duke i hapur rruge keshtu konflikteve edhe me te medha ne jeten kombetare.

Kjo ishte nje prej puneve tona me te medha kunder vetvetes ne fund te shekullit XX.

* * *

Ndoshta te gjithe, edhe me tej, nuk e pranojne pohimin e vertete se refuzimi i nismes per pajtim kombetar e solli Shqiperine ne pragun e luftes qytetare ne vitin 1997, prej se ciles e shpetoi Evropa, e cila gjate e kishte trajtuar si te braktisuren e saj te harruar. Kur do t'u vije uji te fyti, refuzuesit e nismes do te kerkojne pajtim kombetar, por tashme ishte bere vone: tagra tragjike duhej te paguhej. Prandaj, punes sone kunder vetvetes tagren me te shtrenjte do t'ia paguajne, si gjithmone, me te pafajshmit dhe do t'ia paguajne ne toke e ne det!

Une nuk mund ta di a i ka brejtur ndergjegjia refuzuesit e nismes per pajtim kombetar, por e di se, pos te tjerash, edhe 84 burra, gra e femije qe gjeten varrin ne fund te Adriatikut, bien ne shpirtin e tyre.

* * *

4.Ne nentor te vitit 1997, ne Drenice per here te pare do te shihen uniformat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Po fillonte lufta vetembrojtese nga regjimi serb ne Kosove. Pjestaret e UCK-se kishin vendosur ta shfrytezonin te drejten natyrore per vetembrojtje kolektive, e cila popujve u njihet edhe me paragrafin 51 te Kartes se Kombeve te Bashkuara. Disa muaj me vone, derisa ne Drenice e ne vise te tjera te Kosoves Perendimore po behej lufte, kurse forcat policore dhe paraushtarake serbe masakronin civile, zhduknin familje e digjnin fshatra, partite politike te mbledhura rreth LDK-se, do te organizojne te ashtuquajturat "zgjedhje te lira e demokratike!" Derisa nje pjese e vogel e popullit shqiptar ishte ngritur ne lufte vetembrojtese, e cila shpejt do te behet lufte clirimtare, pjesa tjeter, ne numer shume me e madhe, do te marre pjese ne keto zgjedhje! Ishte kjo nje pamje e papare historike: ne njeren ane rreth trupave te pajete te deshmoreve, te femijeve e te grave degjoheshin vaj e kuje, ne anen tjeter, rreth te zgjedhurve ne ato zgjedhje "te lira e demokratike" nen cizmet e kasapit ballkanik, Mollosheviq, do te coheshin gotat e gezimit per fitore ne zgjedhje! Per me keq, organizuesit e ketyre zgjedhjeve do te bejne cmos qe t'i kompromentojne prijesit e saj politike e ushtarake, duke i quajtur here agjente te Serbise, here marksiste-leniniste, qe duan te bejne Kuben ne zemer te Evropes, kurse krejt UCK-ne organizate te perbere prej njerezish te frustruar, te cilet ngarkesave te veta duan t'u gjejne zgjidhje, duke futur te tjeret ne luften, qe cenon te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves! Njekohesisht do te cojne grupe veprimtaresh ne Drenice per ta bindur popullin qe te mos u lejoje strehim e te mos u jape ushqim atyre qe po prishnin rendin demokratik, qe, thuhej, e kishte vendosur LDK-ja ne Kosove qe nga zgjedhjet e para shumepartiake!

Kjo, pa dyshim, ishte puna jone me e turpshme kunder vetvetes ne dhjetevjeteshin e fundit te shekullit XX.

Por, puna jone kunder vetvetes ne kete kohe nuk do te marre fund me kaq. Ne vere te vitit 1998, kur perfaqesues te SHBA-ve dhe te Bashkimit Evropian po benin takimet e para me perfaqesues te UCK-se dhe kur faktori nderkombetar jepte shenjat e para per njohje te luftes se saj si lufte e drejte, e imponuar, per vetembrojtje, ne Kosove do te duket edhe nje formacion ushtarak shqiptar, por me emer tjeterr: me emrin Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves (FARK)! Shqiptaret e Kosoves se vogel, qe kishin perballe nje armik-policine, paraushtaraket dhe ushtrine serbe, tani e tutje do te kene dy ushtri te veta, me dy uniforma te ndryshme, me dy komanda te ndryshme dhe me dy udheheqje politike te ndryshme!

Kjo ishte cudia tjeter e madhe, qe brenda nje kohe te shkurter po ngjante ne Kosove.

Nuk ka dyshim se prijesit politike te kesaj ushtrie te dyte po e krijonin ate, pikerisht, kur po njihej Ushtria Clirimtare e Kosoves, ne radhe te pare per te siguruar gjasat per pushtet ne Kosoven e pas luftes.

Mund te merret me mend se cka do te ngjante krejt neper fushat e malet, neper luginat e kodrinat e Kosoves, sikur ushtaret dhe oficeret e rekrutuar ne kete ushtri te mos e kishin kuptuar se interesi dhe morali i luftes clirimtare e mohonte qenien e dy ushtrive te ndryshme kombetare, prandaj ata do te veshin uniformat e UCK-se dhe do te behen ushtare e oficere te saj.

Dhe, keshtu, luftetaret deklarohen kunder ndasise ne te cilen i kishin futur politikanet!

A i mundon ndergjegjia per kete ata njerez te politikes, e do te duhej t'i mundonte, une nuk mund ta di, por e di se ata vazhdojne te ndertojne karriera politike e te cmohen prej zgjedhesve thuajse s'e kane renduar shpirtin me kurrfare faji dhe thuajse s'i kane sjelle Kosoves kurrfare demi!

Edhe keshtu ne punojme kunder vetevetes!

 

 


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa