|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
Shpalime historike
SHQIPERIA GJATE REGJIMIT TE PRINCIT VILHELM VID
7 MARS – 3 SHTATOR 1914
Nga Sheradin Berisha
Shpeshherë kuloareve flitet se historia jonë
po na përsëritet dhe kjo s´thuhet kot!Nëntëdhjet
vjet më herët,pikërisht më 7 mars 1914,me vendim të
fuqive të mëdha në konferencën e Londrës,në
krye të fronit shqiptar erdhi princi gjerman Vilhelm Vid.Dhe ngjarjet
e shumta që u zhvilluan gjatë sundimit të tij në Shqipëri,në
shumë segmente i përgjasojnë rrjedhave politike të
pasluftës në Kosovë.Në vijim po i vëm në
spikam disa sosh.
1.Asokohe Konferenca e Londrës-tani Këshilli i Sigurimit të
OKB-s,Rezoluta 1244;
2.asokohe Këshilli Ndërkombëtar i Kontrollit/KNK/-tani
Këshilli i Përkohshëm Administrativ/KPA/;
3.asokohe Protokolli i Firencës-tani Marrëveshja Tekniko-Ushtarake
e Kumanovës;
4.asokohe Princi V.Vid-tani “princat”Kushner,Hakerup,Shtajner,Holker...;
5.asokohe Qeveria e Përkohshme e I.Qemailit,Qevereia”pleqësia
e Durrësit”e E.Toptanit...-tani Qeveria e Përkohshme e
H.Thaçit,Qeveria e B.Bukoshit;
6.asokohe Statuti Organik i Shqipërisë-tani Korniza Kushtetuese
e Kosovës;
7.asokohe Protokolli i Korfuzit (Tomson-Karapano)-tani Marrëveshja
Hakerup-Qoviq,takimet Holker-Qoviq,Koshtunica...;
8.asokohe lëshimet e princ Vidit(me izëm të fuqive të
mëdha( ndaj “Vorio-Epirit”në Jug të Shqipërisë-tani
lëshimet e Hakerupit e Holkerit(me izëm të bashkësisë
ndërkombtare)në veri të Kosovës;
9.asokohe“Vorio-Epiri”(Gjirokastra,Himara...)-tani enklavat
serbe(veriu i Mitrovicës,Graçanica...);
10.asokohe Qeveria pa kompetenca e Turhan Pashë Përmetit-tani
Qeveria pa kompetenca e Bajram Rexhepit...!!!
___________________________________________________________________________
Dihet
mirëfilli se Lufta e parë Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime
të mëdha politike në hapsirat e Gadishullit Ballkanik.Dhe
për t´i shqyrtuar ndryshimet e bëra nga lufta,e cila ende
s´kishte përfunduar si dhe për të vendosur një”rend
të ri drejtësie dhe paqeje në këtë rajon”gjashtë
Fuqitë e Mëdha:Anglia,Franca,Gjermania,Austro-Hungaria,Rusia
dhe Italia,më 17 dhjetor 1912 në Londër organizuan një
Konferencë,në nivel ambasadorësh.Lidhur me të ardhmen
e Shqipërisë Konferenca vendosi që të krijohet një
Shqipëri Autonome nën sovranitetin e Turqisë,pa përfillur
kështu,pëvarësinë e saj të shpallur më 28
Nëntor 1912 në Vlorë.Kësisoj,konferenca nisi shqyrtimin
e kufijve të Shqipërisë,më tepër si pjesë
e Turqisë së mundur në luftë.Konferenca që në
seancën e parë vendosi në parim,që Shqipëria
autonome të kufizohej në veri me Malin e Zi e në jug me
Greqinë,ndërsa më 25 mars 1913 ajo vendosi kufijtë
verilindorë,duke lënë jashtë,Kosovën dhe viset
tjera,të cilat kaluan nga pushtimi osman,në robërinë
serbo-malazeze.Derisa i zhvillonte punimet konferenca,shtetet e “Aleancës
Ballkanike”kishin pushtuar me forcë pjesën më të
madhe të tokave shqiptare.
Pas marrjes së Janinës nga forcat greke dhe të Shkodrës(22
prill 1913) nga forcat malazeze,Austro-Hungaria dhe Italia duke e parë
se sundimi osman nuk mund të mbahej më në Shqipëri,para
konferencës paraqitën një projekt të ri për pavarësinë
e plotë të Shqipërisë.Duke u mbështetur në
këtë projekt,pas një lufte të ashpër diplomatike,konferenca
më 29 korrik 1913 përfundimisht vendosi, që Shqipëria
të bëhej shtet i pavarur,asnjanës dhe të vihet nën
kontrollin e Fuqive të Mëdha.Për këtë qëllim
do të krijohej një Komision Ndërkomëtar i Kontrollit/KNK/i
cili në tetor të atij viti do të dërgohet në
Shqipëri.Gjithashtu në mbledhjen e 29 korrikut u vendos që
në krye të shtetit shqiptar të vihej një princ,që
do të caktohej brenda 6 muajve nga vet Fuqitë e Mëdha.
Për fronin mbretëror në Shqipëri asokohe ishin propozuar
disa kandidat nga oborret mbretërore evropiane.Përpjekja e parë
për të sjellur në Shqipëri ishte Duka i Montpesierit
Ferdinanti i Burbonë-Orleanëve,i cili ishte me lidhje të
ngushta gjaku me Kurorën Franceze dhe Spanjolle.Kandidatura e tij
ishte përkrahur edhe nga një numër aristokratësh shqiptar.Në
vitin 1913 Duka i Montpesierit në Londër vazhdimisht ishte i
shoqëruar nga Isa Boletini,në përpjekjet e tij për
të siguruar mbështetjen e kancelarive evropiane,për çështjen
shqiptare.
Pretendentë të tjerë,për fronin mbretëror në
Shqipëri,ishin edhe gjermanët:Mauricio i Schonbourg-Lipe,duka
Karl von Urach,princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Vilhelm Von Vid;anglezi
Arthur of Connaught;suedezët-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka
Karls Westgothland;Princi Albert Gjika i Rumanisë me origjinë
të largët shqiptare;italianët:Duka i Abrukos dhe Markezi
i Auletas;princi danez Aksel;Aladro Kastrioti i vetëquajtur”pasardhës
i Skënderbeut”që jetonte në Spanjë...1.Komunitetet
shqiptare të shpërndara nëpër Evropë,si dhe një
pjesë e klasës politike në Shqipëri,i kishin mbështetur
këto kandidatura,por më i pranuar për ta ishte Ferdinanti
Burbon-Orleanëve.Ndërkaq,duke pasur parasysh konfesionin fetar
mysliman të një pjese të madhe të popullsisë
së Shqipërisë,si dhe lidhjet e vjetra të feudalëve
shqiptarë me elitën e ish-perandorisë osmane,Porta e Lartë
,për fronin mbretëror shqiptar,propozoi Princin Burhan Meddin
dhe princin Abdyl Mexhid,që të dy pasardhës të derës
së Osmanëve,Izet Pasha-me prejardhje shqiptare nga Manastiri
dhe Jusuf Izedini.Asokohe edhe kolonia shqiptare në Egjipt,për
mbret të Shqipërisë propozuan Princin Ahmet Fuad Pasha,nga
dera e Shqiptarit të famshëm,e themeluesit të Egjiptit
modern,Mehmet Ali Pasha.Mirëpo kandidaturat e ardhura nga ish-Perandoria
Osmane u refuzuan kategorikisht nga fuqitë e mëdha,të cilat
nuk dëshironin që për princ në fronin shqiptar të
jetë një mysliman. Përfundimisht në nëntor 1913
me propozimin e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, të
miratuar edhe nga shtetet tjera,u pranua që për princ të
Shqipërisë të sillet gjermani Vilhelm fon Vid,një
kapiten i ushtrisë gjermane dhe nip i mbretëreshës së
Rumanisë.2
Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914,Shqipëria
në pikpamje politike ishte në një pozitë të mjeruar,sepse
nuk kishte një qeverisje unike në gjithë vendin.Në
të vërtet asokohe në Shqipëri sundonin shumë
qeveri lokale si:Qeveria e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali;në
Durrës nga 12 tetori 1913 vepronte”pleqësia e Durrësit”e
Esat Pashë Toptanit;në Orosh të Mirditës qeveriste
Prenk Bib Doda;në Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashë
Vrionit;në Lezhë e Shëngjin Dedë Coku e Vat Marashi;në
Shkodër qeveriste një detashment i ushtrive ndërkombëtare
nën kryesinë e kolonelit anglez Filips;në Himarë qeveriste
agjenti grek Spiro Milo;në Gjirokastër qeveria e Jorgji Zografos;në
Mat Ahmet Zogu dhe shumë grupe mercenarësh që vepronin
përgjatë kufijve veri-lindorë si:Arif Hiqmeti,Jusuf Beu
etj.3
Meqenëse Fuqitë e Mëdha caktuan princ Vidin për të
qeverisur në Shqipëri,Qeveria e Vlorës në krye me
Ismail Qemailin,dhanë pëlqimin për ardhjen e tij në
vend.Dhe për t´i hapur rrugë një zhvillimi të
ri politik të Shqipërisë si dhe sigurisë së saj,më
22 janar 1914,Ismail Qemali dha dorëheqje dhe pushtetin ia dorëzoi
Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit/KNK/.Pas dorëheqjes,I.Qemaili
u largua nga shqipëria(në Zvicër),por nuk hoqi dorë
kurrë nga përpjekjet në interes të vendit. Ato ditë
KNK administratën qendrore të Vlorës e shndërroi në
një administratë lokale të varur prej tij dhe në vend
të 8 ministrive u krijua një drejtori e përgjithshme dhe
pesë degë me kompetenca të kufizuara.
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) i kërkoi edhe
Esat Pashë Toptanit, që ta shpërndante "Pleqësinë
e Durrësit”, dhe ai këtë e bëri më 12 shkurt
1914,pasi mori premtimin nga KNK-ja se më 21 shkurt do ta kryesonte
delegacionin shqiptar në Gjermani, për t'ia dhënë
kurorën Princ Vidit në emër të shqiptarëve.Po
kështu edhe qeveritë tjera lokale në shqipëri(përveç
në jug të Shqipërisë),u shpërbënë njëra
pas tjetrës dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si të vetmin
sundimtar të Shqipërisë.
Me përqëndrimin e administratës shtetërore shqiptare
në duart e KNK,gjendja e brendshme e Shqipërisë nuk u përmirësua
dot,përkundrazi ajo u keqësua edhe më tepër nga lëvizjet
që po përgaditeshin brenda e jashtë vendit kundër
sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë,të
cilat po minonin nga themelet ekzistencën e shtetit shqiptar.Ajo
që minonte shtetin shqiptarë në fund të vitit 1913
dhe në fillim të vitit 1914,ishte lëvizja për autonominë
e”Vorio-Epirit”në Jug të Shqipërisë.Pas
caktimit të kufirit shqiptaro-grek,me protokollin e Firencës
më 17 dhjetor 1913,fuqitë e mëdha i kërkuan Greqisë
t´i tërhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipërisë.Kryeministri
grek Elefter Venizellos në fund të dhjetorit, e kushtëzoi
tërheqjen e ushtrisë me zgjidhjen e ishujve të Egjeut në
favor të Greqisë.Dhe për t´i kënaqur kërkesat
e palës greke,më 13 shkurt 1914 fuqitë e mëdha i deklaruan
qeverisë greke me një not kolektive,se çështja e
ishujve të Egjeut do të zgjidhet pozitivisht pasi të jenë
larguar trupat e saj nga tokat shqiptare që përfshiheshin brenda
kufijve të caktuar me protokollin e Firencës.Qeveria greke,formalisht,i
pranoi këto kërkesa dhe nuk pushoi së bëri deklarata
mashtruese se po merrte masa për të qetësuar”Vorio-Epirin”.Më
1 mars 1914 pasi u largua ushtria greke nga Korça,aty u futën
repartet e xhandarmërisë shqiptare dhe menjëherë u
ngritë një administratë shqiptarë nën varësinë
e KNK.Ndërsa Korça u bashkua me atëdheun,në krahinat
tjera të jugut(në Gjirokastër,Sarandë,Delvinë
dhe në Përmetë) autoritetet greke,duke e shfrytëzuar
mungesën e një qeverie të plotëfuqishme shqiptare
me qëllim që t´i jepnin një bazë”të
ligjshme” lëvizjes”vorio-epirote”,më 2 mars
në Gjirokastër organizuan një”kongres epirot”,ku
u shpallë”autonomia e Vorio-Epirit”me një”qeveri
të përkohshme”të kryesuar nga Jorgji Zografos,ndërsa
nën shembullin e Zografit,ndërkohë majori i ushtrisë
greke himarioti Spiro Milo shpalli gjithashtu”autonominë e
Himarës”në një zonë që përfshinte
7 fshatra të bregdetit të banuar me shqiptarë.4Në
këto rrethana qeveria greke mendonte t´i përdorte këto
krahina si një bazë për pushtimin,në kushte më
të favorshme,të pjesës tjetër të Shqipërisë
së Jugut.
Ardhja e Princ Vilhelm Vidit në Shqipëri
Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në
orën 3 pasdite.Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e
tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën
me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri,me bindjen se ai
do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore.
Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht
Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë
Toptani.Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë
me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit,zyrtarisht
deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë,por
fshehurazi vazhdoi tërë kohën,të nxiste lëvizjen
për një princ mysliman në vend.Më 17 mars Vidi formoi
qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin,një
diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë
Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë.Kabinetin
e tij qeveritarë e përbënin:1.Esat Pashë Toptani-Ministër
i Luftës dhe i Punëve të Brendshme;2.Aziz Pashë Vrioni-Ministër
i Bujqësisë dhe i Tregtisë;3.Myfit bej Libohova-Ministër
i Drejtësisë dhe i Kultit;4.Dr.Mehdi bej Frashëri-Ministër
i Financave;5.Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve;
6.Dr.Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit;7.Prenk Bib Doda-Ministër
për Punët Botore.5
Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë,(ligji
i parë themelor i shtetit shqiptar),i cili u përgadit nga KNK
dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca
e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913.Sipas nenit
1 të këtij Statuti,shqipëria shpallej:”Principatë
kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”,nën garancinë
e Fuqive të Mëdha.Me nenin 2,Fuqitë e Mëdha garantonin
gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave
të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar
ato.Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo
asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha...Sipas nenit
7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta sovrane
princi Vilhelm Vid,i cili ishte kryetar i administratës civile e
ushtarake dhe kishte të drejtë të emronte Këshillin
e Ministrave.Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja
kombëtare.Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte
shqipja.Nga ana administrative,Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe(prefektura),të
cilat ndaheshin në kaza(nënprefektura)dhe kazatë në
nahije(komuna).Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet
e larta të shtetit, përbërjen e forcave të armatosura,të
administratës,të financave,të drejtësisë, të
arsimit...dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë
ekonomike,shoqërore e politike.6
Me tu vendosur në fronin e Shqipërisë,princ Vidi u përpoq
të zgjidhte problemin më urgjent dhe më të ndërlikuar
të vendit,atë të largimit të trupave greke nga Shqipëria
e jugut dhe të vendosjes së administratës shqiptare në
këto vise .Por qysh në fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur
të mbronte deri në fund,pa kompromis interesat e shtetit shqiptar.Për
të zgjidhur këtë çështje ai hyri në bisedime
me qeverinë”vorio-epirote” të shpallur në Gjirokastër.Dhe
për këtë qëllim Vidi caktoi si komisar të jashtëzakonshëm
për shqipërinë e Jugut oficerin holandez Tomson,i cili
kishte ardhur në Shqipëri për të ristrukturuar xhandarmërinë
shqiptare.Ky shkoi në Korfuz dhe më 10 mars zhvilloi bisedime
me përfaqësuesin e”vorio-epirotëve”,Karapanon.Tomsoni,duke
ditur se Fuqitë e Mëdha,KNK dhe vet princ Vidi nuk donin të
kishin shumë kokëçarje,u premtoi grekëve disa të”drejta
të veçanta”për popullsinë e”Epirit të
Veriut”.
Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta të ashpra në rrethet
patriotike shqiptare.Edhe qeveria e Durrësit/e Turhan Pashës/poashtu
nuk e pranoi këtë kompromis,prandaj e shkarkoi Tomsonin nga
detyra e komisarit dhe u shpreh kundër çdo lloj autonomie
për krahinat e jugut.Në këto rrethana trupat greke për
t´i realizuar planet e veta(pasi ishin tërhequr nga Korça
më 1 mars)natën,duke gdhirë 2 prilli 1914 bënë
një puç-komplot të armatosur më qëllim të
pushtimit të Korçës.Mirëpo xhandarmëria shqiptare
nën komandën e majorit holandez G.Sneller dhe korpusi i vullnetarëve
me qindra fshatarë nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit,intervenuan
shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër e shtypën puçin
e komplotistëve grek.Repartet e xhandarmërisë shqiptare
pastaj vazhduan marshimin e tyre për të marrë në dorëzim
Kolonjën,Leskovikun,Ersekun etj.Dështimi i puçit të
Korçës,vendosmëria e forcave shqiptare për të
kundërshtuar çdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qëndrimi
i ftohtë i Fuqive të Mëdha ndaj planeve aneksioniste greke
që shkelnin edhe vendimet e Londrës,e bindën më në
fund qeverinë greke dhe Jorgji Zografin,se nuk ishte e lehtë
të sigurohej”autonomia”e plotë e krahinave jugore.Prandaj
ata fuqive të mëdha u paraqitën kërkesa më të
zbutura,duke pranuar tani autonominë e Korçës dhe të
Gjirokastrës pa i shkëputur ato nga Shqipëria,por me kusht
që të administrohen nga një guvernator me origjinë
të huaj, xhandarmëria të formohej nga popullsia vendase
nën komandën e oficerëve grekë me origjinë”epirote”...etj.Në
të vërtet qeveria greke e bëri këtë për
të fituar kohë në përpjekjet e tija për pushtimin
e Shqipërisë jugore.Qeveria shqiptare e Durrësit i hodhi
poshtë këto kërkesa dhe për më tepër ajo
mori vendim që të organizoheshin sa më parë reparte
të reja të armatosura për të dëbuar nga krahinat
e jugut pushtuesit grekë dhe për të vendosur atje administratën
shqiptare.Ndonëse përballë aleancave politike ushtarake
evropiane(Antantës dhe Bllokut Qëndror)Greqia mbante ende një
qëndrim të papërcaktuar,ajo përkdhelej nga të
dya palët,sepse ato lakmonin pozitën e saj strategjike.Më
24 prill 1914 fuqitë e mëdha,e njoftuan Venizellosin se ishin
të gatshme t´u bënin lëshime”vorio-epirotëve”dhe
se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor
të Greqisë.E ndodhur nën një presion të gjithanshëm,qeveria
shqiptare u detyrua më në fund,më 5 maj,t´ia besonte
KNK zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek.Bisedimet ndërmjet KNK
dhe përfaqësuesve”vorio-epirot” u mbajtën në
Korfuz.Ato filluan më 10 maj dhe përfunduan më 17 maj me
nënshkrimin e një protokolli,e që u quajt”protokolli
i Korfuzit”.Në këtë protokoll parashikohej që
dy prefekturat në jug të Shqipërisë,ajo e Korçës
dhe e Gjirokastrës,ndonëse formalisht do të bënin
pjesë në shtetin shqiptar,do të kishin një administratë
më vete,pothuajse autonome,organizimi i së cilës i lihej
në dorë Këshillit Ndërkombëtar të Kontrollit.KNK
pranoi gjithashtu edhe kërkesën e Spiromilos për t´i
njohur krahinës së Himarës,në një zonë që
shtrihej tani në 14 fshatra të bregdetit të Jonit.Meqenëse
Italia luftoi energjikisht për arritjen e marrëveshjes së
Korfuzit,për shkak të interesave të veta në Vlorë,Venizellua
e kënaqi kërkesën e saj,duke i paraqitur parlamentit grek
më 18 maj,projektligjin mbi lëshimin e Sazanit shtetit shqiptar
dhe ky projektligj u miratua më 27 maj.Protokolli i Korfuzit do të
fuqizohej pasi të ratifikohej nga qeveria shqiptare(më 23 qershor
1914) dhe nga qeveria”vorio-epirote” si dhe pasi të miratohej
formalisht nga gjashtë fuqitë e mëdha.Njoftimi mbi nënshkrimin
e marrëveshjes së Korfuzit e cila ishte plotësisht në
kundërshtim me Statutin Organik të Shqipërisë dhe
shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar,shkaktoi një indinjatë
të thellë në tërë Shqipërinë.7
Shpërthimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme
Në këto rrethana gjendja e brendshme e Shqipërisë
u ndërlikua shumë edhe nga shpërthimi i kryengritjes së
armatosur në Shqipërinë e Mesme,kundër regjimit të
Vidit.Në të vërtet kreu i kryengritësve ishte i larmishëm.Në
të u rreshtuan ithtarë të ndryshëm si:partizanët
e një princi mysliman,antividistët,xhonturqit,panturkistët
apo panislamistët siç u quajtën ndryshe, antifeudalët...dhe
pas këtij koalicioni laraman qëndronin qarqe të huaja serbe,franceze,ruse,greke,turke,italiane...,të
cilat ishin të interesuar për një gjendje sa më kaotike
në Shqipëri.Pra bartësit kryesor të së keqes
në Shqipëri në atëkohë qenë reaksioni feudal
proserb,progrek,proitalian...i udhëhequr nga Esat Pashë Toptani,reaksioni
grekoman i udhëhequr nga peshkopët grek(Jakovi e Germanos),J.Zografos,Spiromilo
etj,reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi
etj.
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme ose e rebelëve,siç
u quajt ndryshe,filloi në rrethin e Tiranës.Më 17 maj 1914
u sulmua te ura e Limuthit afër Tiranës batalioni i vullnetarëve
tiranas që ishte nisur në drejtim të Durrësit për
të shkuar në jug,në frontin kundër shovinistëve
grek.Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarëve kryengritësit
hynë në Tiranë.Të nesërmen grumbuj fshatarësh
të armatosur zunë Shijakun dhe iu drejtuan Durrësit,mirëpo
në hyrje të qytetit hasën në rezistencë të
forcave qeveritare të Vidit.Drejtuesit e kryengritjes me këtë
rast dolën hapur kundër princ Vidit dhe kërkuan një
princ turk.8Për vendosjen e një princi mysliman prej kohësh
angazhohej edhe Esat Pashë Toptani.Esat Pasha edhe pse kishte dy
ministri më të rëndësishme në qeverinë e
Durrësit,me kohë u shpërndau armë mercenarëve
të vet”kinse për t´iu bërë ballë
fqinjëve”ndërsa fshehtas propagandonte nëpërmjet
njerëzve të vet kundër V.Vidit,duke i këshilluar”me
kërkue një mbret prej Stambollit,me qëllim që këto
pshtjellime e trazime t´i sillnin fitim për ta shtie në
dorë pushtetin”9.Qeveritarët në oborrin e princit
në kohën kur po përballeshin me sulmet e kryengritësve,duke
menduar se prapa kërkesave të kryengritësve qëndronte
Esat Pasha,më 19 maj 1914 organizuan xhandarmërinë e Durrësit
dhe e arrestuan atë në shtëpinë e tij.Goditja kundër
Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si një grusht që i jepej
ndikimit të Romës në Shqipëri. Brenda qeverisë
dominonte mendimi që E.Toptani duhej të gjykohej,mirëpo
princi atë as nuk e denoi as nuk e nxori të pafajshëm,gjë
që u indinjuan shumë besnikët e tij.Pas ndërhyrjes
energjike të ministrit italian në Durrës,baronit Alioti,Vidi
ia dorëzoi E.Toptanin legatës italiane e cila e mori me një
luftanije dhe e dërgoi në Itali.Para se të largohej nga
Shqipëria,Esati do të firmos një premtim se ai nuk do të
kthehej më në shqipëri dhe se nuk do të përzihej
më në politikën shqiptare ose në intrigat kundër
fronit,mirëpo ai nuk do ta mbaj premtimin e dhënë.*
Pas largimit të Esatit pasuan ndryshime në qeverin e Vidit.Turhan
Pasha mbeti kryeministër;Preng Bib Doda-ministër i punëve
të jashtme;Aqif Pashë Elbasani-Ministër i Brendshëm
dhe i Luftës;Filip Noga-Ministër i Financave;Dr.Mihal Turtulli-Ministër
i Arsimit;Mithat Frashëri-Ministër i Punëve Botore dhe
i Postë-telegrafave dhe Abdi Toptani-Ministër i Bujqësisë.10Largimi
i Esat Pashës edhe pse u konsiderua si një fitore e madhe, kryengritja
e nisur nuk u ndërpre dot,zjarri i kryengritjes u përhap edhe
në krahinat tjera.
Duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes,krerët e saj me 3
qershor 1914 në Shijak organizuan një mbledhje,ku u zgjodh”
Këshilli i Parë i Përgjithshëm” me këtë
përbërje:Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili.-nënkryetar,Musa
Qazimi-anëtarë etj,dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i
përgjithshëm i kryengritësve.Në këtë mbledhje
u miratua edhe një program politik thellësisht antikombëtar,që
iu paraqit përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në
KNK.Programi përmbante kërkesa për largimin e princ Vidit;për
kthimin e Shqipërisë nën administrimin Turk,ose sjelljen
e një princi turk të varur nga Sulltani;për ngritjen e
flamurit të Turqisë;për përdorimin e alfabetit turko-arab
në gjuhën shqipe;zgjedhjen e kryemyftiut të Shqipërisë
nga Sheih-ul-Islami i stambollit etj.11
Kryengritësit edhe pas disa përpjekjeve për ta shtirë
në dorë Durrësin nuk patën sukses,andaj iu drejtuan
qyteteve tjera dhe gjatë muajit qershor ata morën Kavajën,Krujën,Peqinin
dhe Elbasanin.Mbas pushtimit të Elbasanit,- Qermenika,Quksi dhe Mokra,njëra
pas tjetrës bashkohen me kryengritësit,kurse në veri ata
u shtrinë deri në Milot,buzë lumit Mat.Në fillim të
korrikut kryengritësit marshuan drejt jugut dhe brenda pakë
ditëve morën Lushnjën,Fierin,Beratin dhe nga lindja arritën
deri në Pogradec,ku aty më 11 korrik nënshkruan edhe një
marrëveshje të përkohshme me “vorio-epirotët”të
cilët ato ditë kishin pushtuar Kolonjën,Korçën,Tepelenën
dhe kishin arritur deri në Berat.
Duke e ndjerë rrezikun nga sukseset e kryengritësve,princ Vidi
bëri thirrje për ndihma nga të gjitha anët,por vetëm
nga veriu mundën të vinin disa forca të pakta,ndërsa
Shqipëria e jugut duke qenë përballë ndjekjeve,mizorive
e shpërnguljeve nga forcat greke,nuk mundi të jepte ndihmë.Për
rrjedhojë,në fund të korrikut 1914 dhe në pragun e
shpërthimit të luftës së parë botërore,Shqipëria
ishte në gjendje të rëndë politike.Pushteti i qeverisë
Shqiptare tashmë ishte kufizuar vetëm në Durrës e
në Vlorë-(deri më 1 shtator kur ajo ra në duarë
të kryengritësve);në Shqipërinë e Mesme shtrihej
pushteti i kryengritësve;viset e jugut ndodheshin nën shtypjen
e forcave greke,krahinat e verilindjes nën presionin e vazhdueshëm
të serbëve,ndërsa Shkodra ndodhej nën administrimin
e forcave ndërkombëtare.
Princ V.Vidi bëri përpjekjen e fundit për të shpëtuar
qeverisjen e tij.Ai iu drejtua edhe Fuqive të Mëdha me kërkesën
për të zbatuar zotimin që kishin marrë në Konferencën
e Londrës për të garantuar bashkarisht pavaresinë
dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe për këtë qëllim
kërkoi formimin prej tyre të një force ndërkombëtare
prej 3 mijë vetësh,për të shtypur kryengritjen. Por
fuqitë e mëdha duke qenë në konflikt me njëra-tjetrën,premtuan
se do të ndihmonin për të shpëtuar vetëm jetën
e princit dhe të familjes së tij,por jo edhe intervenimin ushtarak
atje.
Në këto rrethana,kur edhe kishte filluar lufta e parë botërore,princ
Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria,më 3 shtator 1914
pas plotë 181 ditësh sundimi të pasuksesshëm. Vilhelm
Vidi dhe suita e tij e lëshojnë Durrësin në orën
8 të mëngjesit,dhe me anijen italiane të luftës”Mizurati”kalon
në Itali.Së bashku me te u larguan edhe ministrat e qeverisë
,anëtarë të tjerë të oborrit mbretëror si
dhe udhëheqës të lëvizjes patriotike shqiptare,të
cilët u vendosën pjesërisht në Shkodër,ndërsa
një pjesë kaloi në vende të ndryshme të Evropës.Menjëherë
pas largimit të V.Vidit,më 5 shtator në Durrës hynë
kryengritësit dhe aty u vendos selia e”këshillit të
përgjithshëm”.12
Aktet ndërkombëtare të viteve 1913-14 edhepse kishin definuar
pozitën neutrale të Shqipërisë dhe garancinë
e Fuqive të Mëdha për këtë statut të saj,
megjithatë Shqipëria u përfshi në planet ushtarako-strategjike
të fuqive ndërluftuese, veçanërisht të Austro-Hungarisë
e Italisë dhe të shteteve fqinje:Serbisë, Malit të
Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, të cilat që nga tetori
1912 nuk rreshtnin për ta coptuar atë.
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php");
?>
|
|
|