|
|
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php"); ?>
13 Janar 2006 - Kur një antar i thjeshtë tek Albforumi.com realizoi një fotomontazh komik të Edi Ramës duke kënduar si hoxhë ai nuk pati për qëllim përveçse ta postonte këtë foto në Albforum për të shkaktuar gaz tek miqtë e tij diskutantë në një temë në lidhje me koncertin tek Zogu i Zi. Djaloshi me nofkën Moisiu është vërtetë i talentuar dhe foto-montazhi shkaktoi buzëqeshje tek shumica e atyre që e panë, por duket se shkaktoi lëpirje buzësh tek Mero Baze dhe vjedhësit e tij të vegjël të internetit. Një ditë më vonë fotomontazhi zinte vendin kryesor në faqen e parë të gazetës "Tema"
Postimi Origjinal i montazhit në AF Askush nga TEMA nuk mori mundimin apo nuk pati mirsjelljen të kërkonte leje për përdorimin e kësaj fotografie-montazh tek www.albforumi.com edhe pse në rregulloren e kësaj faqeje shkruhet qartë se një kërkesë është e nevojshme. Albforumi.com është një faqe pa qëllime përfitimi ndërsa Gazeta Tema me siguri i ka shtuar disi shitjet e saj të vobekta ditën e publikimit të fotos së vjedhur e cila është punë e një personi të caktuar dhe pjesë e "pronësisë" intelektuale të Albforumit. Vetë autori i fotomontazhit e denoncoi këtë vjedhje sot tek albforumi.com tek kjo lidhje e më pas rikonfirmoi talentin e tij me këtë montazh alla Lupin. (zgjedhja e kartonit të hajdutit me famë nuk është e rastësishme).
Marre nga:
include ("http://www.shqiperia.com/reklama460.php"); ?> |
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |