Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

Historia e Shqiperise

Rendi Bashkësisë Primitive
Iliret
Iliret Shtese
Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike
Shteti Ilir
Shtese
Lufterat Iliro-Romake
Arti dhe Kultura Ilire
Vendosja e Sundimit Romak
Iliria ne Antikitetin e Vone
 
 
 
 
 
 

 

Onomastikė

Rreth etimologjisė sė emėrvendit Damastion

Abdullah Konushevci

Dėshmitė historike dhe arkeologjike

Damastioni, pėr disa, kryeqytet i Dardanisė, pėr disa tė tjerė njė qendėr e prerjes sė monedhave qė nė shek. IV-III para erės sonė, zgjoi, zgjon dhe do tė zgjojė edhe mė vonė interesimin e jo vetėm arkeologėve, historianėve, gjuhėtarėve, por edhe tė gjithė atyre qė kanė njė ndjenjė tė kultivuar pėr tė kaluarėn antike tė trojeve tė sotme.

Dėshminė e parė pėr ekzistencėn e Damastionit na e jep Straboni nė “Gjeografinė” e tij: “Pas Epidamnit dhe Apollonisė gjer nė malet Keraune banojnė bylinėt, taulantėt, parthinėt e bryget; aty afėr janė edhe minierat e argjendit nė Damastion, rreth tė cilave dyestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe enkelenjtė, tė cilėt i quajnė edhe sesaretė” (IIAA, f. 159). Nė pjesėn e parme tė monedhės ėshtė figura e Apollinit, hyjnisė pa dyshim mė tė adhuruar tė botės antike, kurse nė shpinė emėrvendi i farkimit tė tyre, DAMASTION.

Lidhur me lokacionin e Damastionit janė shkruar artikuj tė ndryshėm. Sipas A. Stipēeviq, disa e kanė lokalizuar nė Shqipėrinė e Jugut (rrethi i Gjirokastrės), kurse disa, si R. L. Beaumont, nė Shqipėrinė e Veriut, nė rajonin e Dukagjinit ose tė Mirėditės. Po kėshtu me kėtė problem u mor edhe Anton Mayer “Polozaj Damastija, Numizmatika, 2-4/1934-1936, f. 181-183.

Me lokacionin e Damastionit tė pėrmendur nga Straboni janė marrė edhe arkeologėt e tjerė sllavė, si Dubravka Ujes dhe Katarina Romiē nė punimin me titull “Pozita e qytetit Damastion” (GSAD, fq. 77-98. ), tė cilat pohojnė se qyteti minierė ndodhej afėr kufirit tė Peonisė. Sipas tyre, teoritė ekzistuese kanė propozuar 16 lokacione tė ndryshme. Janė gjetur rreth 40 monedha tė Damastionit, por nė njė shumicė shumė mė tė madhe nė Kosovė, nė zonat qė kufizojnė me territorin nėn kontroll tė peonėve gjatė shek. IV p.e.s. Duke marrė parasysh dėshmitė nė dispozicion, lokacioni i Damastionit nė ose pranė burimeve tė argjendit ėshtė shumė mė i gjasshėm. Zonat e hulumtuara nga kėto arkologe janė Mali

i Zi (duke pėrfshirė Bėrskovėn), Kosova (duke pėrfshirė kėtu malet e Kopaonikut, Trepēėn dhe Novo-Bėrdon) dhe Maqedonia (zonėn e Zletovės). Ndonėse nuk janė gjetur dėshmi tė eksploatimit ekstensiv tė argjendit nė Kosovė nė kohėt pararomake, modelet e monedhave prej argjendti tė gjetura nė kėtė rajon, i Monedha Antikeshtrėngojnė tė pėrfundojnė se kandidat numėr njė i lokacionit tė Damastionit duhet tė jetė Kosova. Kurse, dėshmitė e njė veprimtarie tė tillė tė braktisur tė rafinimit nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė afėrsi tė Ohrit, qė janė pėrdorur pėr ta gjetur lokacionin e Damastionit nė kėto zona, nė bazė tė dėshmive gjeologjike dhe gjeomorfologjike, janė me gjasė njė refleks i materialit tė vrazhdė tė importuar dhe, prandaj i burimeve tė pamjaftueshme nė tė cilat mund tė mbėshtetej veprimtaria e prerjes sė parave e Damastionit.

Problemit tė Damastioni i kushtoi njė vėmendje tė veēantė edhe historiani ynė, Zef Mirėdita, i cili, midis tė tjerash, thekson: “Nė vitin 1961 nė jugperėndim tė Janjevės, nė vendin e quajtur ‘Bijela Zemlja’, janė zbuluar mbeturina tė njė vendbanimi antik dhe, meqenėse e tėrė kjo zonė ėshtė e njohur si vend xeheror, i cili ėshtė shfrytėzuar edhe para dominimit romak, rreth galerive tė xeheroreve me siguri ėshtė ndėrtuar vendbanimi pėr xehetarėt. Pastaj, duhet theksuar se pikėrisht nė kėtė trevė janė gjetur mė sė shumti monedha tė Damastionit, kurse si Straboni, po ashtu edhe Palimpsesti i Vatikanit i pėrmendin xeheroret e argjendit, tė cilat gjendeshin nė afėrsi tė Damastionit. Pikėrisht kėto tė dhėna na bėjnė tė mendojmė se Damastioni duhet ta lypim nė afėrsi tė Kishnicės, respektivisht tė Janjevės apo tė Prishtinės. Veē kėsaj, pėr njė lokalizim tė tillė flasin edhe mbeturinat arkeologjike te Kishnica, ku edhe sot edhe sot shihen mbeturinat e ndėrtesave”.

Kėtė mendim e kishte shprehur mė parė, para gjetjes sė monedhave, edhe Emil Ēershkov. Zef Mirėdita, duke e pėrmbyllur vėshtrimin rreth Damastionit, shtron me tė drejtė nevojėn e ndriēimit tė lokalizimit tė kėsaj qendre tė rėndėsishme jo vetėm nė aspektin historik e arkeologjik, por edhe filologjik (SD, fq. 106-107).

Etimologjia e emėrvendit Damastion

Nga tė parėt, qė ėshtė marrė me etimologjinė e emėrvendit Damastion, ėshtė ilirologu i dėgjuar gjerman, Hans Krahe. Ai, nė veprėn e tij, midis tė tjerash, thotė: ”Damastion, (Strabo, 7, 326). Zu gr. da ‘Erde’ dhe mastoV ‘Brust’. Vgl. greich Ortsnamen wie DimastoV (Hesych s.v.).”

Duke e krahasur me emėrvendin grek Dimastos, Krahe mendon se Damastioni ėshtė njė kompozitė e sajuar nga apelativat grekė da ‘dhe, tokė’ dhe mastoV ‘kraharor, gji’. Kėtė filolog tė madh, nė njė shpjegim tė tillė e ēon jo vetėm krahasimi me emėrvendin e ngjashėm grekė, por edhe forma e tij e greqizuar nga prapashtesa –on.

Njė mendim fare tjetėr nga ai i Krahas shfaqi Anton Mayer, i cili, tek emėrvendi Damastion sheh etimonin *damas-, dalė nga rrėnja i.e. dhe- : “Der Namen Damas-tion hat seinen nächsten Verwandten wohl in Damas-ia, Stadt der Likatoi, Licates oder ‘Lechanwohner’, die wsper akropoliV, d.i. ‘arx Alpibus imposita’ war (Strab. IV 6,8). Man könnte sie zur abgetönten Wurzel dem- ‘bauen’ stellen, doch hat das Venetische, zu dem der zweite Name wohl gehört, idg. o nich wie das Illyrische zu a gewandelt, darum wird es sich empfehlen, in den Namen die Schwundstufe der Wurzel dhe- ‘stellen, legen’ zu sehen und mit ai. Dhaman- ‘Satzung, Gesezt, Wohnstatte’ und gr. Jaimos oikia, sporoV juetia Hes. zu vergleichen. Ferner dürften hiehergehören: thrak. Uscu-dama ‘Hochburg’ (Tomaschek, Die Alten Thraker II 2, 57 f.), der Pflanzenname koadama potamogeitwn Dioskor., die zahlreichen Ortsnamen auf –dava sowie Datos, Küstenort der Edonen (: alb. Dhatė ‘Ort’), nach Jokl bei Ebert 13, 287. 1, 89. Dagegen ist mir die Zugehörigkeit von Domavia zweifelfaht: es könnte mit gr. Jwmos ‘Haufe, Schober’ zur abgetönten Vollstufe dieser Wurzel, aber auch mit gr. doma, - atoV ‘Haus’ zur abgetönten Dehnstufe von dem- ‘bauen; Haus’ gehören und bezüglich der Bildung mit abg. domovit ‘Hausherr’, kroat. domovina ‘Heimat’ als dom-ouia verglichen werden.”

Ai, duke marrė parasysh paralelizmat me rrėnjėn venete dem-, e cila bie ndeshė me rregullat e fonetikės historike, krahasimet me konkordancat trake –dama /-dava te Uscudama, koadama; mendimin e Joklit, qė e pėrafron me formėn arkaike dheut < dhatė ‘vend’, sjell pėrfundimin se rrėnja e tij ėshtė damas- ‘ngulim, Siedlung’, duke e pėrqasur me greqishten dama, sll. domovit, kroat. domovina si dhe vendbanimin e njohur tė minierės sė argjendit nė Bosnjė, Domovia.

Pėr studimet jo vetėm gjuhėsore, por dhe historike e arkologjike, njė rėndėsi tė madh ka relacioni i Pjetėr Bogdanit i vitit 1684, ku, lidhur me kėtė zonė, thuhet: “Duke ecur prej Prizrenit drejt veriut, arrihet pėr njė ditė udhėtim nė Fushė-Kosovė. Ėshtė ky vend shumė i rrafshtė, i rrethuar me xeherore tė arit, tė argjendit dhe tė metaleve tė tjera, tė ruajtura nė qytetin e Novobėrdės, qė gjendet nė malin mbretėror tė Argjentinės…” (Bogdani, fq. 20).

Nė njė shkrim tė shkruar para njė viti e sa, lidhur me toponimet antike tė Dardanisė, dėrguar edhe nė revistėn IJAS, patėm theksuar se kėtij vargu toponimesh i kemi shtuar me tė drejtė edhe toponimin Damastion, ku kemi gjetur njė apelativ tė shqipes, qė ėshtė njėjėsi primitiv i demit < dam, qė e shohim si shumės tė singularizuar (khs. sing. ka, pl. qe, sing. dash, pl. desh, sing. anė, pl. enė).

Si mund tė shihet nga fjala e sotme lug(a)shtajė/lugajė, si dhe nga vargu i toponimeve: G(ė)r+ -asht+ prapashtesa sllave –ica, Pak + -asht+ prapashtesa sllave –ica , Prap+-asht+ prapashtesa sllave –ica, Petr+ -asht+ prapashtesa sllave –ica, Akr+ -asht+ prapashtesa sllave –ica, Ship+ -asht + prapashtesa sllave –ica, vihet re lehtė se –ast > –asht qe njė prapashtesė e vjetėr e ilirishtes dhe e protoshqipes.

Lidhur me toponimet antike, qė krijojnė njė grup mė vete toponimik me prapashtesėn –ast, le tė shohim emėrvendin EmASTos nė Dardani, krahas atij EmONA nė Liburni ose atij EmATHİA, emri i lashtė i Maqedonisė. Kėtė prapashtesė tė lashtė e ka edhe toponimi TediASTum, qytet nė Liburni, DrivASTum nė Shqipėri. Kėtu mund tė bėjė pjesė edhe emėrvendi i qytetit antik PerAST nė Bokė tė Kotorrit tė Malit tė Zi.

Mendimi i A. Mayerit se ky emėrvend mund tė lidhet me ngulim, shtėpi ėshtė i qėndrueshėm vetėm si dam-, rrėnjė kjo qė mund tė jetė zhvilluar nėpėrmjet metafonisė nė dem e dim, temė kjo qė e kemi trajtuar nė njė numėr mė tė hershėm tė “Sheshit”.

Nė antikė ka jo pak toponime qė lidhen me emrin e demit. Kėshtu, kemi emėrvendet Buthoe, Buthrotos, themelimin e tė cilave Stefani i Bizantit e lidh pikėrisht me flijimin e demave nė themelet e tyre ose me legjendat e ndryshme pėr Kadmin qė pėrshkon Ilirinė nė njė ēift qesh (IIAA, f. 417).

Nga burimet historike e dimė se Dardania binte nė sy me qe tė mėdhenj, kurse gjithė ky rajon, siē vė re dhe Jireēek, mbushullon me toponime me emra qesh, pėr tė cilat kemi bėrė fjalė nė njė punim polemizues me gjuhėtarin sllav Aleksandėr Lloma.

Burimet kryesore:

Aleksandėr Stipēeviq, Ilirėt, Rilindja, Prishtinė, 1980.

Anton Mayer, Die Sprache der alten Illyrier , Zagreb, 1959.

Dubravka Ujes, Katarina Romiē, Polozaj grada Damastion (Glasnik Srpskog arheoloskog drustva 11 (1996).

Hans Krahe, Die alten Balkanillyrischen geographischen namen, Heidelberg, 1925.

Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, Rilindja, Prishtinė, 1979.

Pjetėr Bogdani, Ēeta e Profetėve, Rilindja, Prishtinė, 1990.

Zef Mirėdita, Studime dardane, Rilindja, Prishtinė, 1979.



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa