Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

Historia e Shqiperise
Studime nga Abdullah Konushevci

Rreth etimologjisė sė emėrvendit Damastion
Etniku dardan dhe horonimi Dardania
Kulti i virgjėreshave nė toponimi
Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ē/
Kosovo ėshtė calque linguistique i emėrvendit Truda
Bashkėsia toponimike me rrėnjėn dim/tim ‘shtėpi’
Fjalori fetar i shqipes dhe feja e shqiptarëve
 
 
 
 
 

 

Onomastikė

Bashkėsia toponimike me rrėnjėn dim/tim ‘shtėpi’

• Numri i madh i toponimeve, sajuar nga apelativi iliro-shqiptar dim/tim ‘shtėpi’, si: BinDIMIola, BuDIMje,DIMali, DIMinicė, GaDIMe, NeroDIMe, NikoDIM, ReTIME, SuDIMe, ShteDIM, ShTIMe, mund tė na shtyjnė tė shtrojmė dilemėn nė mos toponimet latine-romane me fjalėn villa ‘shtėpi’, mund tė jenė njė interpretatio romana i njė modeli toponimik iliro-shqiptar

Abdullah Konushevci

Gjetja dhe studimi i bashkėsive toponimike paraqit njė problem tė rėndėsishėm nė studimet onomastike jo vetėm shqiptare e ballkanike, por edhe evropiane.

Por, sė pari, duam tė shpjegohemi rreth termit bashkėsi toponimike, tė cilin po e pėrdorim nė kuptimin qė ka ai nė shkencat matematike: njė grup elementesh qė ka njė tipar tė pėrbashkėt. Ky tipar i pėrbashkėt mund tė jetė njė rrėnjė, njė kuptim, njė gjymtyrė e dytė ose e pare, etj.

Sė dyti, njė ndriēim edhe mė tė madh kėrkon shpjegimi dhe kuptimi i rrėnjės dim/tim, qė ėshtė element i pėrbashkėt i kėsaj bashkėsie. Sikundėr dihet, fjala tym kishte kuptimin e saj tė kryehershėm ‘shtėpi’, qė mund tė shihet edhe nga vargu i Kėngės sė Gjergj Elez Alisė: Tym pėr tym ka ‘i dash tė pjekun, ku vihet re menjėherė se kuptimi i saj ėshtė shtėpi. Kėtė kuptim kjo fjalė e ruan edhe te shprehjet: Ky katund ka dyzet tymna, ka dyzet shtėpi, dyzet familje (FGJSH, 581), u danė tymnat ‘shtėpitė, pronat’, po s’u ndanė vllaznit, tym n’veti ‘shtėpi mė vete’, etj. Pėr shkak se kjo fjalė ka edhe kuptimin e tymit tė zjarrit, u mendua deri vonė se ėshtė njė sllavizėm. Megjithatė, kohėt e fundit ėshtė vėnė me tė drejtė nė dyshim (.B. Demiraj), sidomos pėr shkak tė evoluimit /i/ > /y/, qė ėshtė  mjaft i vjetėr dhe qė ka rrokur kryesisht latinizmat nė gjuhėn shqipe. Por, si ndodhi qė kjo fjalė ta humbė kuptimin e fjalės shtėpi. Meqenėse kjo fjalė ka njė fushė tė gjerė semantike, sikur kemi provuar edhe pėr fjalėn gjellė tė shqipes, kuptimi i kryehershėm i sė cilės qe jetė (khs. “Gjella e Shėn Mėrisė Virgjėr” tė Jul Varibobės) dhe pėr tė cilėn Skok mendonte se ėshtė sllavizėm, ėshtė e kuptueshme se ajo humbi betejėn nė konkurrencė me fjalėn jetė, qė ka njė fushė shumė mė tė ngushtė kuptimore, njė kuptim shumė mė tė specializuar dhe mė tė veēantė. Kjo gjė mund tė thuhet edhe pėr fjalėn tym/tim, e cila, duke pasur njė fushė tė gjerė kuptimore, e humbi po ashtu betejėn nė luftė me fjalėn shtėpi, qė ka njė kuptim shumė mė tė vaēantė, shumė mė tė specializuar.

Fjalėn tym me kuptimin ‘shtėpi’ ne e gjejmė tė njė gjirie me sansk. dįmas ‘shtėpi’, tė av. dami, tė arm. dun < *do:m ‘shtėpi’, tė gr. dómos ‘shtėpi’, tė lat. domus ‘id’, tė sll. sė vj. domu ‘id’ (Delamarre, 61). Meqenėse nė shqipen kjo fjalė paraqitet me trajtat tym/tim, kurse nė toponimi me trajtat dim/tim, besojmė se rrėnja e saj indoevropiane do ēuar te rrėnja *d(h)oimo, meqenėse grupi /oi/ dha edhe /i/ edhe /y/ nė fjalėt e fondit tė saj indoevropian.

Sikundėr dihet, nė toponiminė latine-romane dhe nė toponimet e ndryshme botėrore me kėtė origjinė, fjala villa ‘shtėpi’, sipas parimit tė sinekdokės pars pro toto, mori kuptimin e fshatit, po ashtu edhe fjala shqipe dim/tim dhe trajta e saj mė e re tym ‘shtėpi’ mori po ashtu kuptimin e fshatit. Prandaj, po morėm parasysh kėtė apelativ tė shqipes te toponimet DIMali dhe BinDIMIola, qė kanė njė moshė shumė tė lashtė tė dokumentuar, mund tė shtrohet lirisht dilema mos janė toponimet latine-romane me fjalėn villa ‘shtėpi’ njė interpretatio romana i toponimeve iliro-shqiptare me apelativin dim/tim. Por, megjithatė, kjo ėshtė njė ēėshtje e studimeve mė tė thelluara krahasimtare, sidomos nė raport dhe me popujt e tjerė fqinjė. Pra, jo vetėm latinė.

Nė kėtė shkrim ne do tė bėjmė pėrpjekje t’i ndriēojmė kėto toponime, sipas njė rendi alfabetik, duke treguar kohėn e dokumentimit tė tyre, si dhe do tė bėjmė pėrpjekje t’i shpjegojmė edhe gjymtyrėt e tjera tė tyre.

BinDIMIola. Bindimiola si toponim dėshmohet qė nė shek. VI tė erės sonė nė krahinėn e qytetit Akue tė Panonisė, si emėr i njė fortese (Prokopi, De aed. IV 4). Po nė kėtė krahinė ne gjejmė edhe toponimin Braiola (po aty), sikundėr qė gjejmė edhe toponime tė tjera qė kanė nė trup tė tyre gjymtyrėn –ola. Ndeshim pastaj edhe toponimin Konstantiola, qytet nė grykė tė lumit Morava (Th. Simokata, VII 10,3), ku po ashtu kemi gjymtyrėn e dytė –ola. Edhe nė Dardani kemi emrin e njė fortese Kekola, qė pėrmban po ashtu gjymtyrėn –ola (Prokopi, po aty). Tobola, qė gjithashtu pėrmban gjymtyrėn e dytė –ola,  ėshtė njė toponim i dėshmuar nė sh. XV  nė Vilajetin e Moravės (Pulaha, 671). Meqenėse kėto toponime dėshmohen kryesisht nė shek. VI tė erės sonė, ekziton dyshimi i bazuar se nė to ka mundur tė ndikojė dukuria e njohur si fonetizmi grek, evoluimi /r/ > /l/. Ubifikimi i tyre, sidomos pozita e tyre gjeografike, mund tė vėrtetojė nėse kėto toponime mund tė lidhen me Clevorėn, Korkorėn dhe Bylazorėn antike (Velesin e sotėm) dhe tė pėrmbajnė nė vete apelativin e shqipes ura < ora, sikundėr toponimet Balvora dhe Bajgora. Emėrtimi turk i kėtij qyteti, Bylazorės, si Köprü ‘urė’ sikur e pohon kėtė. Rrėnja –dimi na ēon vetiu te kėrkimi i kuptimit edhe tė gjymtyrėve tė tjera te shqipja. Megjithatė, gjymtyra e parė bin-, nė toponiminė e Kosovės, dėshmohet te toponimi mjaft i lashtė Binēė,dokumentuar qė nė sh. XI, mė 1019 (A. Urosheviq, 12). Do shtuar se disa toponinme tė Kosovės pėrmbajnė gjymtyrėn –ull < -ola, si: Banull, Kanaēanull, Murgull, Shipitull, etj.

Pėr lexuesit e interesuar rreth problemeve onomastike, duhet tė theksojmė se profesori i ēmuar R. Ushaku nė veprėn e tij mė tė re “Hulumtime etnolinguistike”, botuar vjet, rreth toponimeve Bindimiola dhe Binēė, ka njė mendim tjetėr.

BuDIMje. Edhe fshati Budimje ėshtė dokumentuar nė defterėt osmanė qė nė sh. XV nė trajtėn Budimilie, madje edhe si nahje (Huta, 174). Pėr shkak tė evoluimi /li/ e /le/ > /j/ (khs. fėmijė < lat. familia, rrėshajė < lat. rosalia, si dhe nevojė < sll. nevolja) u pėrftua forma e sotme Budimja, qė, veē nė toponimi, ėshtė e pėrhapur mjaft shumė edhe nė patronimi. Me gjymtyrėn e parė bu- < mbi ky toponim hyn edhe nė bashkėsinė toponimike tė tipit: Bushat, Bushalė/Buzhalė, Buletin/Boletin, Bugjan, etj.

DIMali. Dimali ėshtė pa dyshim toponimi mė i lashtė nė bashkėsinė toponimike, qė e kemi marrė nė shqyrtim. Dimali ishte njė qytet nė Iliri, gjurmėt e tė cilit vihen re te gėrmadhat e kalasė sė Krotinės pranė fshatit Allambres, rrethi i Beratit. Atė e shėnon si Polybi (III 18,1 e 3; VII 9,13), si Livi (XXIX 12,3). Nuk kanė munguar pėrpjekjet qė ky toponim i lashtė ilir tė shpjegohet me apelativa tė shqipes di ‘dy’ mal ‘male’. Njė bashkėsi toponimesh me numėror ėshtė e pranishme nė toponiminė evropiane, mbase, dhe botėrore. Por, sipas gjasash, edhe ky topoim i lashtė ilir duhet ta ketė burimin te apelativi dim ‘shtėpi’, meqenėse gjejmė njė numėr jo tė pak toponimesh, ku gjymtyra e dytė ėshtė –al. Kėshtu, kemi emrin e qytetit trak Ankiali (Simokata, I 4,4), emrin e qytetit ilir Bargala/Barguli (Liv XXIX 12, 13. Hierokli VIII 641,6), Cibali, qytet nė Panoninė e Ulėt (Eutropi, X 5,1.), etj.; qė tė gjitha kėto toponime kanė gjymtyrėn e dytė –al, sikundėr Dimali. Pėr mė tepėr, kėtė gjymtyrė e ndeshim edhe tek hidronimi Bregalnica < Bergal+nica.

DIMInica. Nė regjistrimet osmane ky ojkonim ėshtė i dokumentuar si Dimēe dhe Diminice qė nė sh. XV. Ėshtė hera e parė qė shfaqet si gjymtyrė e parė, zgjeruar me prapashtesat –ēe dhe –nica. Ėshtė e vėshtirė tė dihet se cila nga variantet ėshtė mė e vjetėr. Nė dokumentet sllave nuk e kemi gjetur tė regjistruar (Urosheviq). Gjasėt janė qė trajta me prapashtesėn sllave –nica tė jetė mė e vjetėr, sepse prapashtesa –ēe ėshtė turke. Prandaj, shikuar historikisht, duket se kjo trajtė ėshtė mė e lashtė.

GaDIME. Ky fshat nė rrėzė tė malit Zhegovc, meqenėse ėshtė mjaft i vjetėr dhe pati njė zhvillim, me sa duket, tė bujshėm, u degėzua nė Gadimen e Epėrme dhe Gadimen e Poshtme. Ky tip toponimesh ka prototipin e vet te Moesia Siperior (Mezia e Epėrme) dhe Moesia Inferior (Mezia e Poshtme) tė botės antike. Nė dokumentet sllave pėrmenden po ashtu si dy Gadime, kur Vuk Brankoviqi ia fal manastirit tė Hilandarit “ob Gadimli” (Urosheviq, 42). Emėrvendi Gadime del i dokumentuar edhe nė dokumentet osmane (Pulaha, 702). Gjymtyra e parė e kėtij toponimi, ga- ėshtė identike me atė tė Gallapit. Kjo na bėn tė mendojmė se do tė duhej tė kishte ekzistuar edhe toponimi Dim(e) nė kėtė zonė tė banuar qė nga kohėt mė tė lashta tė njerėzimit, sikur e vėrteton edhe shpella e gjetur po nė kėtė vend. Sa mund tė jetė kjo gjymtyrė njė formė e sonorizuar e parafjalės sė shqipes kah (khs. nga < n+ka, trajta toske e pahiatizuar), mbase, tash pėr tash, ngel njė ēėshtje e hapur, ndonėse nė antikė ndeshim toponime latine tė krijuara me kėtė parafjalė, pėrkatėsisht pėrgjegjėsen latine apud ‘nga, kah’ (Apripa < lat. Apud Ripa, krahas Postriba < Post Ripam nė Malėsi tė Madhe, krahas Rripės nė Gjakovė, Repės < Ripa nė Podujevė, etj.).

NeroDIMje. Edhe Nerodimja, si emėrvend, shfaqet e degėzuar nė Nerodimja e Epėrme dhe Nerodimja e Poshtme, duke krijuar njė nėnbashkėsi toponimike me Gadimen e Epėrme dhe Gadimen e Poshtme. Nė kėtė nėnbashkėsi bėn pjesė edhe S(t)udimja e Epėrme dhe S(t)udimja e Poshtme, pėr tė cilėn do tė flasim mė poshtė. Ky toponim, sipas gjasash, duhet tė ketė dalė nga hidronimi omonim, sepse gjymtyra e tij e parė asocionion vetiu me Nerseusin, tė birin e Pontit, kuptimi i tė cilit ėshtė ‘det i thellė, si dhe tė bijat e tij, nereidat ‘nimfat e ujėrave’. Pėr shkak se zgjon asociacione negative ky toponim nė gjuhėt sllave, nė njė akt tė mbretit Milutin ajo quhet Rodimlja, kurse nė krisobulėn e Deēanit Porodimlja, kurse edhe nė dokumentet italiane, dy pėrkthime tė dokumenteve tė Dushanit pėr raguzianėt, shkruhet si Nerodimle (Urosheviq, 34).  Haset edhe nė dokumentet osmane si Gorna Nerodimle (Pulaha, 673). Mendojmė se i njė gjirie semantike me tė ėshtė edhe emri i lumit Neretva nė Bosnjė.

NikoDIMI. Nikodimin nuk na ka rėnė ta gjejmė nė dokumentet sllave, kurse nė ato osmane e gjejmė Nikodim (Pulaha, 665) si pjesė tė Nahijes sė Moravės (pjesa e haseve) mė 1455. Me gjymtyrėn e parė ai sajon nėnbashkėsi me toponimin e dėgjuar antik, Nikopolis, qytet nė Epir, Preveza e sotme (Anonimi i Ravenės, IV 8, V 13). Sipas gjasash, gjymtyra e parė duket tė jetė apelativi i greqishtes nikea ‘fitore’, i cili sajon njė familje tė tėrė edhe antroponimike: Nikoandros ‘fitorja e njeriut’, Nikostratos ‘ushtri e fitores’, Nikomachos ‘betejė e fitores’, etj. Gjymtyra e parė e kėtij emėrvendi haset edhe te toponimet Nikaj-Mėrtur nė Malėsi tė Gjakovės, te Nikshiqi nė Mal tė Zi (Ajeti), te Nikshina Kulla (Pulaha, 695), etj.

ReTIMe. Me formėn e saj desonorizuese a ēzėshmuese, Retimja krijon nėnbashkėsi toponimike me Shtimjen. Pėr kohėn e dokumentimit tė saj ėshtė e vėshtirė tė flitet, sepse nuk e kemi ndeshur as nė dokumentet sllave, as nė ato osmane.

SuDIMe. Nė dokumentet sllave nuk kemi ndonjė burim mė tė hershėm rreth kėtij emėrvendi. Nė popull dėgjohet edhe trajta sllavizuese S(t)udime. Nėse marrim parasysh shpjegimin tonė rreth toponimit Vushtrri nga njė trajtė latine B(v)u+Subterraneum, si dhe se ky fshat ndodhet jo mė larg se dy kilometra nga Vushtrria, atėherė ėshtė i gjasshėm pėrafrimi i kėtij toponimi me njė trajtė tė mbindėrtuar nga Su(b)dime, duke krijuar kėshtu njė binaritet opozicional me Budimjen.

ShteDIM. Edhe emėrvendi Shtedim, ndonėse mė i pėrhapur se toponimet e tjera: e hasim si nė Podujevė, po ashtu edhe nė Rugovė, nuk ka ndonjė moshė tė madhe dėshmmi historik, por kjo nuk do tė thotė a priori se edhe nuk ėshtė toponim i vjetėr.

(Kur jemi te Rugova, me kėtė hov po theksojmė njė mendim tonin se ky toponim duhet tė rrjedhė nga apelativi i shqipes rrugė, zgjeruar me fjalėn turke ova ‘fushė’ ose prapashtesėn mbiemėrore –ova, meqenėse nė tė folmen e saj vihet re shqiptimi i geminantes rr si r. Pėr mė tepėr, kur ky toponim njihet nė dokumentet osmane dhe si Rugova derbend ‘Gryka e Rugovės’.)

Historikisht janė tė dėshmuara zakonisht emėrvendet qė kanė ndonjė peshė historike, stacionet rrugore, qytetet, hidronimet, oronimet, etj. Mund tė dyshohet me tė drejtė se gjymtyra e parė mund tė ketė lidhje me Shtojin e Malit tė Zi dhe Shtovilin e Rugovės (Shtupeēin e sotėm), falė njė disimilimi o –i > e –i. Megjithatė, kuptimi i tij do ndriēuar edhe mė tej.

ShTIMje. Shtimja si toponim dėshmohet shumė herėt historikisht. Pėrmendet nė njė dokument tė Dushanit pėr manastirin e Shėn Arkangjelit, si “ou Ētimli”, “više Ētimlje”. Nė librin e Mikel Llukarit pėrmendet si Stimla (Urosheviq, 158). Gjymtyra e parė e kėtij vendbanimi, qė shtrihet nė rranzė tė Cerrnalevės, me sa duket, duhet tė jetė njė parashtesė intensifikuese e shqipes (khs. shkurt < lat. curtus ‘i shkurtė’, shfryj, krahas fryj, etj.).

Pėr nga mėnyra e zgjedhimit, disa toponime ndjekin tipin e emrave pamje, -ja, kurse disa tė tjera, qė nuk marrin nė rrokjen e fundit njė –li ose –le nė formėn e dokumentuar, sipas tipit lule, -ja dhe njė pjesė sipas zgjedhimit tė emrave folojorė, zgjedhim, -i.

Burimet kryesore:

Atanasije Urošević, Toponimi Kosova, SANU, Beograd, 1975.

Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, III, Rilindja, Prishtinė, 1976.

Fjalori i gjuhės shqipe, Rilindja, Prishtinė, 1974.

Idriz Ajeti, Studime gjuhėsore nė fushė tė shqipes, I, Rilindja, Prishtinė, 1982.

Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė, Rilindja, Prishtinė, 1979.

Pėrparime Huta, Fshati nė Sanxhakun e Shkodrės nė shekujt XV-XVI, ASH e RPS tė Shqipėrisė, Tiranė, 1990.

Ruzhdi Ushaku, Hulumtime etnolinguistike, UP, Prishtinė, 200.

Selami Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosovės gjatė shekujve XV e XVI, ASH e RPS tė Shqipėrisė, Tiranė, 1983.

X. Delamarre, Le vocabulaire indo-européen, Paris, 1984



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa