Shqiperia.com
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Qytete Shqiptare | Tepelena



Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.

Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot, Beçisht, Damës, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.

Histori
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen "paqe romake", por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)...

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore... Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.

Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.



www.alblink.com
Artikujt me te fundit:
50 kėshillat mė tė mira pėr njė lidhje
Tė biesh nė dashuri? Shumė lehtė. Tė mbash dashurinė? Jo edhe aq. Djem ...
Njė jetė shqiptari shpėrblehet vetėm 44 euro!!
E pabesueshme, po ėshtė njė realitet. Njė realitet qė ndodh pikėrisht  ...
Momenti kur e kuptojmė se po plakemi…
Nė moshėn e pjekurisė, shumė gra, befas e kuptojnė se sa kohė ka kalua ...
Shoshi, ekspozitė nė GKA
Sonte, ora 18.00, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, hapet ekspozita e p ...
Inagurohet Kulla e Sahatit
Dje pasdite u inaugurua Kulla e Sahatit tė Tiranės, nė prani tė ambasa ...
Bunkerėt shndėrrohen nė objekte biznesi
Qindra mijėra bunkerė, tė ndėrtuar gjatė regjimit komunist, pėr tė luf ...
Kėrcimtaret e natės dėbohen nga Kosova
Policia e Kosovės ka deportuar nė pikė-kalimin kufitar tė Morinit 11 v ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa