Shqiperia.com
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Shqiperia | Arkeologjia



Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënavenga burimet antike. Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920). Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).

       • Qytetet Antike
       • Arkeologjia


www.alblink.com
Artikujt me te fundit:
Lėshohet urdhri: Me makinė apo nė kėmbė, takimi me tė sėmurėt, vetėm dy orė pasdite
Vizitorėt, tė cilėt ecin me makina apo nė kėmbė nė ambientet e spitali ...
Ina Rama: Po “luftojmė” pėr pavarėsi nga politika
Sistemi i prokurorisė shqiptare ende ndikohet nga presionet politike g ...
Pro restaurimit tė Amfiteatrit dhe Kalasė
Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė miraton projektet pėr ndėrhyrje resta ...
Verbėria e arkitektėve
Arkitekturė / Objekte tė rėndėsishme tė Bulevardit monumental tė Tiran ...
AKEP: Operatori i katėrt hyn nė treg nė qershor
Konsumatorėt shqiptarė do tė kenė shėrbimin e operatorit tė katėrt tė  ...
Tė martohesh pėr dokumentat
Ata janė martuar "nga halli" po vjen njė moment kur i zė edhe "halli i ...
Bamir Topi: Pėr anėtarėt e rinj tė Kushtetueses duhet konsensus i gjerė
Presidenti Topi flet pėr krizėn aktuale. Zgjidhja sipas tij duhet tė v ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa