Reparti ne ere 9 viktima

Reparti ne ere, 9 viktima
Ngjarja

Ka qene ora 12:30, kur nje flake e madhe ka pushtuar fshatin Gerdec, pak kilometra larg Tiranes. Pese minuta me vone, fshati eshte tronditur nga nje shperthim i fuqishem, i cili eshte pasuar edhe nga te tjere, por me intensitet me te vogel. Automjete te shumta, te cilat ishin duke udhetuar ne autostraden Vore-Tirane, kane fluturuar ne ajer dhe me pas kane rene serish ne toke. Xhamat, dyert e banesave jane demtuar nga fuqia e madhe e shperthimit, nderkohe qe predha te shumta kane rene mbi catite e banesave, duke i shembur. Banoret e fshatit, te cilet ndodheshin ne banesat e tyre, jane plagosur nga rrenimi i mureve e tavaneve. Bagetite kane ngordhur nga era e barutit. Fuqia e shperthimit ka qene aq e madhe, sa ka demtuar te gjitha shtepite e komunes Vore. Biznese te shumta, por edhe objekte te ndryshme jane shembur nga ky eksplodim. Nderkohe qe makinat, te cilat ishin duke udhetuar ne autostrade jane shkaterruar. Udhetaret e plagosur lehte kane mundur te dalin nga makinat e tyre, duke u fshehur neper kanale dhe me pas jane kthyer pas per ne kryeqytet. Banoret e fshatit kane mundur te evakuohen neper zona, te cilat nuk ishin prekur nga ana e shperthimit.

Nderhyrja

Rreth ores 12:15, pak minuta pas shperthimit, ne vendngjarje jane perpjekur per te nderhyre unifromat blu te Komisariatit te Vores. Nderkohe qe ne drejtim te fshatit Gerdec jane nisur qindra forca policie, ushtrie, forca speciale dhe banore te zones, te cilet kane ndihmuar banore te ndryshem. Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutash. Po keshtu ne drejtim te fshatit te vogel kane shkuar edhe automjetet e zjarrfikeseve, te ndihmuara nga ato te rrethit Durres, Kruje apo nga Lezha. Policia e qarkullimit ka bllokuar menjehere autostraden, duke ndryshuar itinerarin e udhetimit. Ndersa drejt vendit te ngjarjes jane nisur forca te policise, Gardes, RENAS-s, ekipe mjekesore, si nga Tirana dhe nga Durresi, per t'u ardhur ne ndihme personave te plagosur e te traumatizuar. Evakuimi i banoreve ne zonen e Gerdecit dhe deri ne afersi te Vores, ka nisur menjehere pas shperthimit te pare. Personat e pare te demtuar te gjetur ne lagje, jane transportuar ne Spitalin Ushtarak, ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" dhe Spitalin e Durresit. Nderkohe qe ekipe mjekesh e mbi dhjete ambulanca kane pritur e transportuar te gjithe te plagosurit, duke u dhene dhe ndihmen e pare. Nderhyrja ka vazhduar me pas ne terren, ku kane ardhur autoblinda, te cilat jane afruar shume vendit te shperthimit, por qe nuk kane mundur te shkojne ne qender te vatres. Helikoptere te shumte kane hyre ne zona, ku makina nuk futeshin dot dhe kane evakuuar banoret qe ndodheshin. Me ane te nje urdhri, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur gatishmerine me te larte dhe ka thirrur nen arme te gjithe efektivat dhe ata qe ishin pushim. Nderkohe qe, 25 persona kane qene te izoluar ne nje tunel te repartit ne pritje te ndihmes dhe perpjekjet e para te specialeve kane deshtuar ne pritje te nje tentative te dyte.

Tragjedia, dy viktima te paidentifikuara

Ngjarja e djeshme ka sjelle te pakten 5 viktima, nga te cilat, sipas zyrtareve, dy jane ende te paidentifikuar, kurse tre te tjeret jane identifikuar. Sipas Kryeministrit Sali Berisha, personat qe humben jeten ne kete tragjedi jane Rajmonda Tuli, 40 vjece,

Mehmet Hoxha, 50 vjec dhe Jetmir Kolloshi, 19 vjec, por keto jane te dhenat paraprake, pasi besohet se ka edhe shume te tjere te vdekur. Dy prej viktimave jane ende te paidentifikuar.

E Diele, 16 Mars 2008

Autor:Redinalda Caushaj
Burimi: KohaJone
Foto: TopChannel

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama