Lev Turqit te paparashikueshem

Lëv: Turqit, të paparashikueshëm
Ata janë të pallogaritshëm dhe kjo i bën shumë të rrezikshëm”. Kundërshtarin e radhës, Joakim Lëv e njeh mjaft mirë, pasi në sezonin 1998/1999 tekniku gjerman ka qenë në drejtim të skuadrës së Fenerbahçes dhe që prej asaj kohe ka një lidhje të ngushtë me Turqinë. “Kam shumë miq atje, me të cilët komunikojë shpesh me anë të telefonit”, deklaroi tekniku i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv. 48-vjeçari i pankinës gjermane ka lavdëruar me tone të larta paraqitjen e mesfushës së tij në ndeshjen kundër Portugalisë. “Dyshja e repartit të mesfushës me Tomas Hicelsberger dhe Simon Rolfes ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke i dhënë më shumë hapësirë kapitenit Mikael Balak. Me këtë ndryshim në mesfushë, ne ishim më shumë në kontakt me topin”, theksoi Lëv, i cili nuk ka dashur të japë shumë komente mbi taktikën që do të zgjedhë për ndeshjen gjysmëfinale kundër turqve të Fatih Terim. “Është ende herët për të folur për një gjë të tillë. Si fillim do të analizojmë ndeshjet e përfaqësueses turke me anë të videokasetave dhe më pas do të diskutojmë edhe me vëzhguesin tonë Urs Sigentaler, i cili e ka ndjekur ndeshjen nga stadiumi. Pastaj do të vendosim edhe taktikën që do të ndjekim”, tha Lëv.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama