David Vija demtimi e le jashte finales
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Në momentin e zëvendësimit David Vija është dukur tejet i mërzitur, megjithatë në përfundim të 90-minutëshit të së enjtes ai dukej se e kishte harruar për një moment dëmtimin, pasi po festonte kalimin në finale. "Gjithçka që dëshiroj të bëj tani është të shijoj të dielën", tha sulmuesi. "Jam paksa i mërzitur që nuk do të mund të jem në finale, por mendoj se është më mirë që në vendin tim të luajë një lojtar në formë optimale, pasi dëmtimi që pësova nuk më lejon të vrapoj normalisht". Më tej Vija pranoi se do të jetë i detyruar ta shohë sfidën kundër Gjermanisë nga stoli i rezervave: "Tashmë do të më duhet ta shijoj sfidën nga stoli, vazhdoi sulmuesi i Valencias. Tashmë që ndodhemi në finale jam shumë i lumtur, edhe pse më duhet të pranoj se në momentet e para kur u largova nga fusha nuk ndjehesha shumë mirë". Dëmtimi në muskuj është mjaft i rëndë dhe lojtari i Valencias do të ishte i gatshëm të rrezikonte: edhe pse mund t‘i komprometohej sezoni. Edhe pse Vija është i bindur se një ndeshje kaq e madhe nuk duhet humbur, pasi mendon se në fushë meritojnë të jenë vetëm lojtarët që mund të japin 100 për qind për ekipin. "Të sforcohesha për t‘u rikuperuar në kohë për sfidën e së dielës do të ishte një veprim i pamatur: personalisht do ta kisha bërë, edhe pse në këtë mënyrë do të më duhej të luaja me dhembje. Megjithatë, gjithçka ndryshon kur bëhet fjalë për skuadrën. Aty ka futbollistë që mund të luajnë shumë më mirë se dikush që është i dëmtuar, pasi ata janë të gatshëm të japin 100 për qind për fanellën".