Aragones Tani mund ta fitojme finalen

Aragones: Tani mund ta fitojmë finalen
 Të gjithë lojtarët e mi janë që tani kampionë, por ka mbetur edhe një ndeshje. Siç ka thënë Geri Lineker, të cilin e drejtoja te Barcelona, çdo skuadër që luan kundër Gjermanisë mund të bëjë gjithçka mirë, por gjithsesi do të jenë gjermanët ata që do të fitojnë ndeshjen", u shpreh ai me humor, duke lënë të kuptohet se ekipi duhej të qëndronte i përqendruar edhe në këto ditë që e ndanin nga finalja. Më pas, ai iu kthye fitores me Rusinë, ku u duk tepër i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij kishte "zhdukur" nga fusha e lojës fantazistin Arshavin. "Ai luajti krejtësisht i lirë dhe në çdo zonë që shkonte, ne kishim një lojtar që e ndalte", vijoi trajneri, i cili në fund nuk kurseu as vlerësimet për sulmuesit dhe mbrojtësit e ekipit. "Spanja është spektakolare në kundërsulm. Kur mbërritëm këtu, e dinim që do të ecnim para nëse luanim në këtë mënyrë. Vija, Torres dhe Guiza kanë qenë të shkëlqyer. Por ne luajtëm shumë mirë edhe në mbrojtje, gjë që është shumë e rëndësishme në një gjysmëfinale", ishin fjalët e trajnerit të Spanjës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama