Pjesmarrësit në mbrëmjen e datës 5 korrik me rastin e hapjes së Festivalit në Kirzhach, 80 km në verilindje të Moskës, filluan të kishin probleme me shikimin disa ditë më pas – thanë për gazetën Reuters zyrtarë të spitalit.
“Humbja e shikimit te të rinjtë në shumicën e rasteve ishte mbi 80%, dhe rifitimi i shikimit është pothuaj i pamundur” – tha njëri prej mjekëve.
Të detyruar nga shiu i madh, organizatorët kishin ndërtuar tenda super të mëdha për të zhvilluar festën. Dritat lazer të cilat normalisht ndriçonin në qiell thyheshin te tendat dhe ndriçonin te sytë e turmës entuziaste.
“Pata një vezullim, një njollë të verdhë para syve e njëjtë me atë që krijohet nëse shikon diellin” – tha njëri prej të rinjve që ka humbur 80% të shikimit.
“Pas tre ditësh vendosa të shkoj në spital. Ata më kontrolluan dhe më pyetën se cfarë kisha parë dhe si ishte e mundur ky dëmtim”- vazhdoi ai.
Organizatorët e festës nuk janë kontaktuar pasi nuk u gjet asnjë numër kontakti në uebsitin e tyre.
Ndërsa në uebsitin www.laserfx.com e cila ka informacione rreth lazerit thuhet se dëmtimet e syrit nga lazeri janë të menjëhershme dhe të paevitueshme nëse bien direkt në retinë.
Pronari i një kompanie të dritave lazer tha se verbimi ka qenë për shkak të ‘paaftësisë së teknikëve’.
“Njëri shkak ka qenë edhe shiu por faji kryesor është madhësia e dritave lazer. Teknikët kanë vendosur drita kaq të fuqishme lazer në një ambient kaq të vogël”- tha Valentin Vsiliev, i cili thotë se nuk ka qenë kompania e tij që ka instaluar dritat në pistën e Aquamarine, ku ndodhi edhe verbimi i 61 te rinjve.
Orjeta Zhupa : Gazeta Shekulli











